Ngjarja e rëndë me heqjen e flamurit izraelit, pikërisht në përfaqësinë diplomatike, është një ngjarje e rëndë, ku përtej saj, dimensioned janë edhe më të rënda.

Pas goditjes së qetësisë e sigurisë për turistët, pra krijimi i një imazhi jo të qetë në prag të sezonit, sulmi ndaj një vendi mik të Shqipërisë, është një tjetër goditje poshtë brezit, që po jepet prej 20 ditëve të Flamingo Revolution në Tiranë.

Izraeli është një aleat i ngushtë i Shqipërisë. Një aleat strategjik, që ka marrëdhënie të ngushta politike, dhe partneritet të ngushtë për të mbrojtur sigurinë kibernetike, kundrejt agresionit permanent të Republikës Islamike të ajatollahëve, aleat ekonomik, por edhe me relacione të mira miqësore mes njerëzve.

Turistët izraelitë, të cilët janë shktuar si pasojë e linjës direkte me Tel-Avinin, e kanë konsideruar Shqipërinë vitin e shkuar, si vendin më miqësor në të gjithë Europën.

Pasi në disa vende Perëndimore, si Itali, Spanjë apo gjetkë, ka pasur raste të rënda me turistët izraelitë, ku nuk i linin të pinin një kafe në bar, apo të hanin drakë a darkë në një restorant, duke i larguar. Pasi i konsideronin bashkëfajtorë për viktimat e Gazës. Një axhendë e qartë politike e së majtës radykale, pasi të gjitha rastet kishin një prapaskenë të zbuluara nga mediat e vendeve përkatëse.

Ngjarja e dhunimit të një ambasadę përbën një incident shumë të rëndë, e sipas të gjitha gjasave, hetimet për të po bëhen nga organet e inteligjencës. Ndoshta do të dojë pak kohë për të nxjerrë se kush janë dhe kush i ka urdhëruar ata persona që kryen atë sulm.

Megjithatë, skenaret e tilla të sulmeve ndaj ambasadave izraelite në Perëndim, në të gjitha rastet, qoftë kur janë kryer, qoftë që janë zbuluar pa kryer, kanë pasur prapa shërbimet inteligjente të Iranit, apo proxy-ve të tyre si Hezbullahët, apo rrjetet terroriste të tjera, të cilët me kohë kanë marrë urdhëra që të sulmojnë selitë diplomatike të Izraelit në Perëndim.

Sulmi i mbrëmshëm, u ambifikua apo shpërnda në rrjete, si pjesë e protestës, të cilën Irani e ka shfrytëzuar që në ditën e parë, si një betejë kundër SHBA dhe Izraelit.

Kësaj fryme, që Irani e ka si pjesë e betejës së vet, i është bashkëngjitur një axhendë me parulla e fjalime, nga disa përfaqësues të islamit politik, të cilët janë emra të njohur në publik. Të cilët i nxjerrin si analistë, ekspertë, profesorë e aktivistë, madje ka të cilët janë edhe të zgjedhur të mazhorancës në institucione të rëndësishme vendore e qëndrore në vend.

Kjo pjesë e islamit politik, që njihen edhe si erdoganistët e Tiranës, kanë më shumë se 1 vit që sulmojnë në mënyrë agresive Izraelin dhe hebrenjtë, duke sjellë një frymë antisemite të hapur. Frymë e cila nga Izraeli nuk i është dhënë rëndësi, pasi ata e dijnë se shumica e shqiptarëve s’ka të bëjë me këtë.

Ndërkohë, që për Tiranën zyrtare, është përgjegjësia e saj të mbrojë fytyrën e seriozitetin e saj përpara aleatëve. Në 2013 për të ashtuquajturën lëvizje të armëve kimike protestuan para ambasadës së SHBA, ndërsa kësaj radhe e bënë para ambasadës së Izraelit.