Përtej çdo gjaje, nji deputete e Shkodrës po prodhon lajm, po del me qëndrim, po reagon dhe kjo, sot, nuk asht pak.
U banë shumë vite që Shkodra në politikë shpesh prezantohet me pula e gjela të lagun, mos me thanë të rrahun: pa za, pa nerv, pa peshë e pa gjurmë.
Për ata që thonë “ta dorëzojë mandatin”, u duhet kujtuar pikë së pari Kushtetuta: deputeti përfaqëson popullin dhe nuk lidhet me asnji mandat detyrues.
Monizëm, asht kur partia mendon se vota, mandati dhe njeriu janë pronë e saj. Ndërkohë që ka edhe asish që thonë: “votat ia dha partia”. Por partia, pa njerëz konkretë, sa vota merr?
Morali, integriteti, dhe individi nuk jamë pronë partie. Madje janë pikërisht partitë që kërkojnë njerëz të pastër për me mbulu zullume të vjetra e figura që ua kanë lodhë shpirtin qytetarëve.
Prandaj, lëreni Marjanën në mandatin e saj. E votat që mori më shumë se i duheshin mandatit të vet, mbajini si bakshish për partinë…
