Në Kosovë ka pasur gjithmonë një opinion që është kundërshtar me UÇK-në, madje edhe brenda strukturave të saj kanë dalë qëndrime kritike. Ky është një fakt pozitiv për një shoqëri edhe pse është problematike për një shtet të ri. Kanë qenë qarqe mediatike dhe politike, të cilat e kanë kritikuar edhe kontestuar UÇK-në dhe drejtuesit e saj. Ky debat në Kosovë është mjaft kolorit, mjaft të hapësh gazetat e viteve 2000.
Megjithatë ka një ngjarje që krijoi një çarje që nuk kishte lidhje me këtë debat. Raporti i Dick Marty-t për trafikun e organeve dhe mbulimi mediatic që e shoqëroi. Në atë kohë, në Tiranë, bëri përshtypje The Guardian, Gazeta liberale britanike e së majtës. Por janë shumë të tjera të së majtës në Perëndim të cilat e sollën këtë narracion që u duk se mbiu nga dheu. Në mjediset e Tiranës, ky narracion nuk ishte i lehtë të futet, por qarqet që ofroheshin ishin një indikacion.
Me që ra fjala, ka pasur një të ashtuquajtur investigim nga dy gazetarë shqiptarrë, që publikuan fabulën e Shtëpisë së Verdhë. Artikull që u publikua në një portal të linjës liberale.
Artikull, i cili ishte një pjesë që e shtyu fabulën e Shtëpisë së Verdhë që ishte një fake nevvs i vërtetuar.
Personazhet që janë angazhuar në këtë operacion janë të njohur e kanë qenë pjesë e një apo shumë projektesh por kjo s’ka rëndësi.
Fakt është se kemi të bëjmë me një grupim politik, apo më shumë një lobim politik ndërkombëtar që ishte pjesë e mbështetjes së kauzës kundër Hashim Thaçit e krerëve të UÇK-së. Kauzë që para së të shkojë në Këshillin e Europës, përpara se të shkojë në Dhomat e Specializuara, të cilat u krijuan më vonë u bënë një fenomen mediatik.
Fenomen mediatik, i cili ishte i shoqëruar me financime e mbështetje të madhe mediatike nga organizata të së majtës radikale.
Siç dihet, Hashim Thaçi u arrestua para se të shkojë në Shtëpinë e Bardhë për të firmosur një marrëveshje me Donald Trump. Para se të arrestohej, lëvizja e fortë që rriti sulmin ndaj tij, ishte kur ai la takimin me Angela Merkel dhe shkoi në ambasadën e SHBA në Berlin. Ky është fakt i njohur. Por nësë krahasojmë qarqet mediatike dhe ndërkombëtare që në Shqipëri krijuan frymën virale të flamingo revolution, si narracion kundër Donald Trump dhe familjes së tij, janë të njëjtit që krijuan narrativën kundër UÇK-së. Po si ka mundësi që shumë flamingo dalin e vijojnë në protestat e flamingove me flamujt e UÇK-së. Ndërkohë që organizata që ka marrë paratë për të falsifikuar historinë e Shtëpisë së Verdhë është një nga mbështetëset e revolucionit?
