Nga Korriku në Shtator në 2019-ën vdiqën gjithsej 5006 persona.


Nga Korriku në Shtator në 2020-ën vdiqën 6294 persona.


Domethënë kanë vdekur 1288 persona më shumë, ose mbi 25% më shumë.


Kjo është shqetësuese!


Po pranojmë që rreth 250 persona të vdekur, në këtë periudhë, janë shtuar nga COVID.


Po pranojmë gjithashtu që 2% (100 persona) janë rritur natyralisht (megjithëse për shkak të distancimit pritej që të kishim ulje në vdekshmëri jo-COVID, gjithsesi po pranojmë një rritje natyrale).


Përsëri, shifra prej mbi 900 të vdekurish (~20%⬆️) më shumë në 3 muaj, është e lartë.


Mbi 900 veta që vdesin më shumë në tre muaj!!


Kush janë shkaqet?


Një përgjigje do të ishte efektet e masave të forta ndaluese. Depresioni social i krijuar dhe stresi ekonomik.


Masat e forta shtrënguese mund të kenë vrarë dhe më shumë sesa vetë virusi.


Kanë vdekur rreth 250 veta nga virusi dhe rreth 900 të tjerë nga mbrojtja nga virusi.


Paradox!


Natyrisht kjo është thjesht një hipotezë, por fakti që të gjitha rrethanat e tjera kanë qënë të pandryshuara, masat shtrënguese duket se janë fajtori.


Prandaj unë gjithmonë i kam mëshuar fort faktit që mos e nënvlerësojë askush ekonominë dhe mjedisin social.


Kushdo qoftë ai që merr vendimet.