Vrasja e një gjyqtari në sallën e gjyqit, është një krim jo thjeshte i rëndë, është rënie e një sistemi. Sistem, i cili përveç se duhet të rrëzohet, kërkon që dikush të mbajë përgjegjësi për rënien e tij. Madje të menjëhershme!
Kush e ka ligjërisht përgjegjësinë e sigurisë së mjediseve të gjykatës; KLGJ apo qeveria, kjo duhet të ndahej e do të duhej të ndahej menjëherë në çdo shtet që e quan veten pjesë e standarteve të Bashkimit Eruopian.
Vrasja e një gjyqtari në sallën e gjyqit është një akt terrorist, pas të cilit, së paku kreu i shtetit duhet të mblihte urgjent këshillin e Sigurisë Kombëtare, e duhet të ndërmerrte disa vendime akute të shtetit ndaj këtij akti terrorist. Vendime që do të kishin aspektin afatshkurtër, afatmesëm e afatgjatë.
Kjo sepse një shtet nuk kërkon refketime, por vepron në mënyrë agresive për të dhënë përgjigjen e tij të menduar port ë menjëhershme.
Presidenti i Republikës, nuk ka sesi prononcohet me deklaratë, por shkon direkt në institucion dhe familjen e gjyqtarit të vrarë për të treguar se në anën e kujt është shteti.
Ndërkohë qeveria do të duhet të japë planin e masave për të vepruar menjëherë, pore dhe në reflektim nga kjo për ndërhyrjet e duhura ligjore për të dhënë përgjigjen e saj.
Ndërkaq, organet e qeverisjes gjyqësorit të cilat janë realisht të pafuqishme dhe të padukshme në aktet e tyre, përveçse me emërime apo zëvendësime, duhet të japin llogaris sipas kompetencave që i takojnë me ligj. Një vit më parë, në emisionin e ndërmjetësueses Eni Çobani, xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit Astrit Kalaja, ka agresuar në transmetim live paditësin e tij, edhe pse i kishte borxh 15 mijë euro, të cilat nuk i kishte kthyer.
I irrituar se e kishte sjellë në televizion për ta çderuar, Gjon Shkambi ju vërsull dy herë personazhet që kishte përballë, duke i thënë se do ta shikosh kur të dalësh. Një deklaratë e qartë, direkte, shantazh i pastë, që shikohet thjesht në youtube, në linkun përkatës: https://www.youtube.com/watch?v=r3P2Y4m5BWM
E gjitha kjo nuk ishte gjë tjetër veçse një kronikë e një vrasje të paralajmëruar, madje edhe në link.