
“Nëse kemi të dhëna, le t’i shohim të dhënat. Nëse të gjithë kemi vetëm opinione, le të pranojmë opinionet e mia.” Cit.: Daniel Keys Moran
Miqtë e mi, fatmirësisht situata COVID-19 është në rënie të fortë në Shqipëri, Kosovë dhe rajon, megjithatë siç e dini udhëtimet ndërkombëtare vazhdojnë të jenë me shumë kufizime për ne.
Në këtë drejtim, le të shohim të dhënat dyjavore për Shqipërinë dhe Kosovën e t’i krahasojmë ato me vendet e BE-së (periudha 02-15 qershor 2021).
Incidenca dyjavore e rasteve të reja është:
4.6 / 100.000 banorë në Shqipëri dhe
8.9 / 100.000 banorë në Kosovë.
Kjo incidencë është tejet më e ulët se të gjitha vendet e BE-së, të cilat luhaten në intervalin 16.5-215.3:
incidenca më e ulët është në Rumani (16.5 / 100.000 banorë) dhe
incidenca më e lartë është në Danimarkë (215.3 / 100.000 banorë).
Shtete me interes të veçantë për Shqipërinë:
Greqia 182.5 raste / 100.000 banorë,
Italia 67.5 raste / 100.000 banorë,
Gjermania 59.9 raste / 100.000 banorë.
Ndërsa për sa i përket vdekshmërisë dyjavore për 1.000.000 banorë, diferenca bien pak me shume shtete të Europës por megjithatë Shqipëria dhe Kosova janë në nivele të ulëta:
Shqipëria – 1.0 vdekje / 1.000.000 banorë
Kosova – 4.3 / 1.000.000 banorë
Greqia – 47.1 / 1.000.000 banorë
Italia – 21.8 / 1.000.000 banorë
Gjermania 21.9 / 1.000.000 banorë.
Megjithatë, siç e dini mirë, Shqipëria nuk ka asnjë kusht për hyrjet nga shtetet e Europës, ndërkohë që paradoksalisht të gjitha shtetet Europiane vendosin kushte të rrepta për lëvizjet e shqiptarëve drejt tyre.
Pra, miqtë e mi, sa herë të pyesni veten mbi arsyet e kufizimeve të udhëtimeve tona, mos i hidhni sytë nga arsyet epidemiologjike, por nga arsyet diplomatike.
