
Respekt dhe mirënjohje për të gjithe kontribuuesit e atij 8 dhjetori që nuk kishin lidhje me PPSH dhe Sigurimin dhe u ngritën me kurajo e shpirt, pa porosi te pushtetit e urdhër të padrinove
Kush na e “ vodhi” këtë datë? Një ditë e shenjtë në histori që solli pluralizmin formal shqiptarë pas 45 vitesh diktaturë komuniste. Një date historike që prej 30 vitesh u “vodh “e u shpërdorua nga qëllimi real i rëndësisë që mban formalisht prej 30 vitesh kjo datë.
Unë kurrë nuk do ta ndaj 8 Dhjetorin 1990, me lindjen e partisë së parë opozitare, të Partisë Demokratike. Sepse lindja e PD i hapi rrugë PLURALIZMIT dhe data 8 Dhjetor ‘90, pa pluralizmin do të ishte një ditë e zakonshme dhe shumë e vogël para 8 nëntorit 1941.
Endërrat e 8 dhjetorit 1990 të prera në besë nga neokomunistët që privatizuan pa tapi mllefin dhe revoltën e shqiptarëve 46- vjeçare. 8 Dhjetori nisi në qytetin e Studentëve. Vazhdoi ne pallatin e Brigadave, ku në takim me Ramiz Alinë në emër të studentëve shkuan shumë pak STUDENTE dhe PEDAGOG, jo spiun të sigurimit te shtetit.
U përzgjodhën me kujdes sekretarët e rinisë së fakulteteve dhe disa pedagog me “çengela” në hundë. U devijua në shtëpitë e ish-fëmijëve të bllokmenëve ku u mblodhën komunistët dhe spiunet, të porositur për të marë frenat e PARTISË së parë OPOZITARE që po lindte nga urrejtja 46- vjeçare e shqiptareve.
Dhe prej 30 vitesh kaloj pa u ndjerë fiks nën drejtimin e atyre që me 8 Dhjetor 1990, ose ishin kundërshtarë ose ishin kureshtarë e fëmijë kopshti të prindërve komunistë. Prej 30 vitesh që IDEALISTËT e 8 Dhjetorit 1990 janë përdorur, janë mashtruar, janë zhgënjyer nga “ hajdutët” që vodhën rëndësinë e kësaj date, ose një pjesë prej Tyre janë adaptuar me filozofinë e servilizmit ndaj kujtdo “ hajduti” që ka drejtuar tufën grabitqare që “vodhën” 8 Dhjetorin ’90.
Statuti i parë i Partisë që lindi nga 8 Dhjetori 90 u shtyp në shtëpine e të ndjerit Gramoz Pashko (ish familje komuniste dhe bllokmen) ku rreth atij kompjuteri qëndronin në shumicë dërrmuese komuniste dhe spiunë të sigurimit.
Në 31 marsit 1990 Partia Demokratike fitoi 74 deputet nga 250 gjithsej ku shumica ishin ish antarë të PPSH dhe spiun sigurimi. Ne 16 rrethe PD nuk fitoi dot asnjë Deputet (Dibër, Fier, Gramsh, Gjirokastër, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Pogradec, Pukë, Sarandë, Skrapar, Tepelenë, Mat, Mirditë, Përmet, Tropojë)
Shpejt u fut ne qeveri me PPSH në një qeveri teknike. Më 22 mars 1992 mori brenda vetes Gjinushin që në takimin mes “studentëve” dhe Ramiz Alise, ishte në krah të Ramizit. Për 4 vjet rresht zbatoi dekretin e Ramiz Alisë të gushtit 1991 për ligjin 7501 ose “ reformën agrare” nr 2 si dhe privatizoi të gjitha njësitë tregtare në çdo cep të Shqipërisë atyre që i kishin, pra armatës së spiunëve të sigurimit në çdo fshat e çdo lagje.
Për 5 vjet rresht 1992-1997 qeverisi në shumicë dërrmuese me ministra ish-komunistë dhe ish-spiunë sigurimi. Në zgjedhjet e 26 majit 1996 largoi nga kandidimi për deputet rreth 35 deputet të viteve 1992-1996 që vinin nga shtresave e të përndjekurve politik, dhe nga burgjet e komunizmit, duke i zëvendësuar ATA, me figura nga kinostudio Shqipëria sot.
Në vitet 1997-2005 kur kaloi në opozitë nga revolucioni i bandave të armatosura nën drejtimin e plehrave të politikës, u rikthye nga halli tek PALCA reale antikomuniste për të mbijetuar dhe për t’u ringritur.
Dhe sapo i buzëqeshi ringritja dhe po i afrohej pushtetit,thirri në pushtet në vitet 2005-2013 ish-drejtues te bandave e komiteteve 1997-2001,i sh tankistë të asaj kohe dhe ish-ministra të PS në vitet 1997-2005, spurdhjakë në emër të KOPIT dhe emigrantë nga radhët e GOPIT.
4 vjet 2009-2013 qeverisi bashkë me një tufe tjetër komunistësh të rebeluar nga PSSH në viti 2003, që në 1 prill 2013 do t’i quante me të drejte ALEANCA E QELBESIRAVE. Në 3 vite 2013-2016 u rikthye tek ATA, të cilët nuk e kishin braktisur kurrë PD kur ajo binte në opozitë dhe pothuajse të gjithë kryetaret e degëve të PD në rrethe ishin DEMOKRAT jo spurdhjak KOPI e hajdut gopi.
Në vitin 2016 duke menduar që po vinte në pushtet, i largoi pothuajse të gjithë kryetarët e degëve të PD në rrethe për të rikthyer spurdhjake KOPI apo hajdutë GOPI. Në vitin 2017 qeverisi 4 muaj bashke me PS dhe hyri në zgjedhje me një listë deputetesh miks dhe fotokopje e keqe e KOPIT dhe gopit ,nga një pseudokop dhe pseudogop duke larguar kopistët dhe gopistët ORIGJINAL. Dhe në tetor 2018 zgjodhi një Këshill Kombëtar dhe kryesi që janë “kopilë” hibrid dhe të pështire sa të KOPIT aq edhe të Gopit.
Në qershor 2020 pasi mashtroi DEMOKRATËT se do përmbyste Ramën dhe inkurajoj kopistë e gopistë të rinj se do ishin deputetë e kryetar bashkish, krijoj komisionin e pampersit siç e quajti Dr Kosova për të zgjedhur kanidatët e rinj për deputet sa nga KOPI aq nga GOPI. Dhe kur sheh që në krye të Partisë që u lind nga revolta e 8 Dhjetorit 1990 të një mllefi 45-vjeçar të akumuluar të SHQIPTARËVE janë kopistë, gopistë, llapistë dhe të nënshtruar e servilosur që duartrokasin, shajnë, lavderojnë, përbuzin urrejnë, apo simpatizojnë vetëm ata që jua jep si porosi kryetari, me lind dyshimi se: 8 dhjetorin ose na e kanë vjedhur prej 30 vitesh dhe ne kemi brohoritur hajdutet.
Ose ka qenë një mashtrim i madh dhe një lojë e pistë komunistësh sipas Katovicës e realizuar me përpikëri. Nuk po shkruaj emra për ta konkretizuar këtë fenomen se do më duhej të bëja roman.
Unë personalisht kam qenë pjesë e pushtetit të PD nga vitet 1992-1996. Kam qenë deputet i PD ne vitet 1997-2001, dhe në këshill kombëtar 1997-2005. Nuk kam qenë në asnjë cep të pushtetit dhe administratës gjatë viteve 2005-2013.
Jam kthyer si kryetar i degës së PD Lushnjë në vitet 2014-2019. Megjithëse bëj pjesë tek ATA që i kanë shërbyer PD vetëm në opozitë, edhe unë kam pjesën time të fajit që nuk “ ruajta” dot “vjedhjen” e datës 8 Dhjetor 90 nga kopistë, gopistë, spiunë dhe komunistë prej 30 vitesh.
Kurrë nuk ka guxuar kush prej 79 vitesh t’ua “vjedh “komunistëve 8 nentorin e 1941, 16 shtatorin 1942, 24 majin 1944. As 29 nëntorin 1944, dhe 5 majin që formalisht Ju përkasin gjithë popullit por me “ tapi” vetëm komunisteve, bile as 26 qershorin 1991kur u “ vaftisën” dhe u pagëzuan me tjetër emër nga PPSH në PSSH pra hoqën P e vendosën S.
Ndërsa NE vetëm një 8 DHJETOR kishim për ta ruajtur, e nuk e ruajtëm dot se na e “ vodhën” komunistet, spiunët e tyre, kopistët dhe gopiste ë ardhur nga i njëjti stan me ta. Eh sa “roje” të dobët që paskemi qenë. Tani ftoj të gjithë kategorinë e “ hajdutëve” të datës 8 Dhjetor 1990 ( komunistë, enveriste, spiunë sigurimi, kopistë, gopistë, servilë të pështirë e llapiste, ish hajdut administrate e kandidat për hajdut kur PD të jetë në pushtet dhe çdo vemje pa pigment pa ngjyrë e pa karakter) te me shpalli armik, tradhetare, te shitur, te blere sherbetor, poliagjent e antidemokrat sa të munden, mjafton që të bien në sy tek mender udhëheqja dhe grupi i pampersave të Dr Kosovës si të “devotshëm “ dhe “ luftëtarë” të mëdhenj për republikën e re te ëndrrave të spurdhjakëve të “vjetër”.