“Ka marrë 2 thika afër zemrës”….
Ky ishte lajmi që lexova sot sapo hapa sytë. M’u duk si “déjà vu”. Një tjetër bir nëne dergjet në spital, duke luftuar me jetën nga plagët e këtij mjeti prerës që po bën kërdinë. M’u kujtua data 18 nëntor 2025, kur gjyqtares kriminele BRIKENA UKPERAJ iu dhimbs vrasësi dhe nxitoi ta shpërblente me ulje dënimi. Inkurajon krimin dhe u jep mesazh të rinjve: sa të jetë gjyqtare Brikena me demonët e tjerë, mos e çani kokën.
Vazhdoni kasaphanën me thika se asgjë s’ju gjen. 8 vite burg dhe ke prapë mundësi të rifillosh jetën. Është shumë zemërgjerë dhe empatike BRIKENA UKPERAJ, jo se do kriminelin, por do ato verdhushkat. Sa më shumë të vriteni ju me njëri–tjetrin, aq më shumë gjyqtarja do trashet e do fryhet.
QENDRONI LARG THIKAVE, ÇUNA!
Mos ua bëni qejfin kriminelëve me stilolaps si Brikena Ukperaj, Marsela Pepi e Dritan Hasani, se ata klientë duan të bëjnë pazare…
Mos i trishtoni nënat, djem, se ato ju duan më shumë se duan veten dhe pa ju ato s’kanë frymë të marrin.
Qendroni larg thikave, djem, se mezi ju kanë rritur nënat tuaja; ju janë dritë shpirti dhe pa ju ato shuhen përgjithmonë.
Mos i vishni nënat tuaja me të zeza para kohe, se loti i nënës për birin e saj nuk ka çmim. Mos i çoni nënat tuaja nëpër salla gjyqi, sepse ato mund të “vriten” për së dyti; mund t’ju qellojë një gjyqtare bastarde si Brikena Ukperaj, e cila e përdor sallën e gjyqit si ankand ku ul e ngre çmimin si në bursë.
Deri diku e kuptoj, se edhe ajo ka një djalë të vetëm, të cilin do ta arsimojë në shkolla të shtrenjta e t’i japë një jetë të mirë. Në fund të fundit, nënë është edhe ajo, por me një ndryshim: një nënë e keqe që e ushqen djalin e vet me gjak të pafajshmish.
Bëhuni të zgjuar, djem, qëndroni larg thikave dhe përqafoni jetën!
Shenim: Aurela Toshkëzi është nëna e Stiven Toshkezit, 20 vjeçari i cili u vra mbrëmjen 19 prillit 2023. Në 18 Nentor 2025 gjyqtaret e Gjykates se Apelit. Brikena Ukperaj, Marsela Pepi dhe Dritan Hasani i ulën 6 vite burg autorit të vrasjes, Alsel Hoxha.
