“Ne jemi fëmijët e epokës,
dhe epoka jonë është politike”, kështu e nis poezinë e saj Wisława Szymborska. Një autore polake e cila veç se më pëlqen shumë në aq pak sa ka ardhur e përkthyer në shqip; ndër të tjerash na rrëfen një sekret që veçse s’më kish shkuar në mend, e gjej të udhës ta ndaj qysh në fillim. Ajo thotë se gjithçka ka një bazë politike. Genet, sytë, ngjyra e lëkurës, hapat që hedhim, heshtjet, poezitë, gjithçka është ndërtuar mbi një bazë politike. E kaluara është politike. Domethënia është politike. Aspekti është politik. Ti madje, shton ajo, s’ke nevojë të jesh as njeri për të fituar rëndësi politike.
Mjafton të jesh prodhim i ushqyeshëm,
apo lëndë e riciklueshme.

A ka të drejtë, lind pyetja.
Dhe nëse po, çfarë mbetet e lirë?
A ka një hapësirë ku mendimi mund të endet pa u diktuar nga ideologjitë, nga sistemet, nga rreshtimet?
Nëse çdo gjë është politike — trupi, fjala, heshtja, e shkuara dhe ajo që vjen —
atëherë a është vetë poezia një akt politik?

Ndoshta po, ndoshta gjithmonë ka qenë.
Por ndoshta, siç besonte vetë Szymborska, poezia është edhe vendi i vetëm ku politika nuk ka fjalën e fundit.
Sepse aty ku fjala ngrihet përtej direktivës dhe urdhrit, lind mundësia e së panjohurës, e së imagjinuarës, e së lirës.

Dhe në atë hapësirë, ndoshta për pak çaste, ne mund të jemi thjesht njerëz.
Jo vetëm fëmijë të epokës, por edhe ëndërrues të një epoke tjetër. Sepse edhe kur gjithçka është politike, fitorja i takon atyre që dinë të lexojnë epokën dhe ta shkruajnë me gjuhën e saj. Çdo të thotë kjo?

Që fitorja e kësaj epoke është vetë politika – dhe ajo foli qartë