Përvecse gjyqtar , Astrit Kalaja shkruante dhe poezite e reflektimet ua niste miqve me mesazh. Këto mesazhe janë të ditëve të fundit, njëri është i datës 20 shtator , pak ditë mbasi ishte bërë gjysh

….

Jam bërë gjysh. Pas 14 ditesh bëra bisedën e parë me nipçen. E thirra shoku. Po qante. Duke i folur e ledhatova tek koka, i fërkova gjoksin e barkun. I thashë se je shumë i bukur. I thoja se e doja fort. i uroja qe ti dhuronin dashuri, të ishte i lumtur me babin e mamin.

Me fjalët e mia , me përkedhljet e mia ,si dhe në tingujt e serenatave shkodrane e zuri gjumi.

Ishte shume bukur. Ndjeva nje lloj çlirimi shpirtëror. Nuk do ta harroj kurrë. Falenderoj Zotin qe me dhuroi këte moment te paqtë. Mu duk se zeri im i dha qetesi, siguri ! ….

Mesazhi tjetër për Shkodrën , vendlindjen që aq shumë e deshi !

…….

Për ty Shkoder shpirti jem !

Për mu Shkodër je flladi i lirisë, flladi i nderit e i krenarisë

Jam shkodran, jam i lashtë sa vete Shkodra, jam i lirë si Shkodra, jam human si Shkodra, jam i gjerë si Shkodra, di te fal e te dhuroj besim e shpresë si Shkodra.

Ne fakt cdo dite luftoj jem kështu

Këto fjale janë për Shkodrën, janë fjalë zemre.

Kujt mos ti pëlqejnë nuk ka gjë.

Unë nuk i kam shkruar për to.

I kam shkruar për ato qe e duan Shkodrën.

….