Miliarderët e mirë: pa binjakët gjermanë Andreas dhe Thomas Strüngmann zor se do të zbulohej vaksina kundër koronavirusit.
Tashmë është njoftuar: dy mjekë gjermanë me prejardhje turke, mjekia Özlem Türeci dhe mjeku Ugur Shahin, kanë zbuluar një injeksion kundër koronavirusit. Ky është hapi i parë për të luftuar pandeminë me injeksion. Është njoftuar po ashtu se firma Biontech, të cilën e ka themeluar Shahin, ka bashkëpunuar me firmën Pfizer, shef i së cilës është një grek.
Dy fëmijë emigrantësh turq në Gjermani dhe një grek i lindur në Selanik, i cili rrjedh nga një familje hebraike, zbulojnë armën mjekësore kundër koronës – a ka lajm më të mirë në këto kohëra të zymta? Por kjo nuk është e vërteta e plotë.
Sepse vaksina me gjasë nuk do të ishte zbuluar pa paratë e vëllezërve Andreas dhe Thomas Strüngmann, binjakë njëvezorë. Vlera e Biontech në bursë është 25 miliardë dollarë, më shumë se vlera e Deutsche Bank (Dojçe bank), e cila është 150 vjet e vjetër.
Para 15 vitesh vëllezërit Strüngmann shitën firmën e tyre farmaceutike. Për 5,6 miliardë euro. Me këto para ata do të mund të jetonin pa gajle e shqetësime, madje ndoshta ndonjë milion do të mbeste edhe për pasardhësit e tyre. Por miliarderët e mirë mendojnë për të mirën e shoqërisë.
Miliarderët e mirë, vëllezërit Strüngmann, thanë: tash ne duhet t’ia kthejmë një të mirë Gjermanisë, duam të investojmë në farmaceutikën novatore.