Profesori dhe akademiku, Artan Fuga ka renditur çështjet, të cilat qeveria shqiptare duhet të kërkojë të liderët e BE, përndryshe thotë ai  nuk do ketë gjë tjetër veçse “Mirëmengjes, erdha, pashë, ika”.

Ndër çështjet që Fuga thotë se duhet të kërkojë qeveria është edhe kuota e punësimit për shqiptarët në BE apo edhe ruajtjen dhe mbrojtjen e bizneseve shqiptare kryesisht bujqësinë nga përmbytja e mallrave të huaja të subvencionuara.

Komenti i Artan Fugës

Meqë kemi Samitin e BE në Tiranë, dhe se do të flitet edhe për rregjimin e vizave, ruajtjen e kufijve kundër refugjatëve, etj, pala shqiptare, qeveria, se Opozita, është pas dere, do të bënte atë që duhet që të kërkonte:

– Kuota punësimi për shqiptarët në BE

– Ruajtjen dhe mbrojtjen e bizneseve shqiptare kryesisht bujqësinë nga përmbytja e mallrave të huaja të subvencionuara

– Shpërblime dhe rimbursim nga çdo shtet i BE për cdo shqiptar që merr qytetari të huaj për shpenzimet e arsimimit të tij në Shqipëri

– Lëvizjen e lirë pa kufizime tremujore të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Evropian

– Shtimin e investimeve të huaja evropiane me politika publike në Shqipëri për krijimin e vendeve të punës

– Kuota per peodhime shqiptare ne BE

– Vendosjen e kritereve sociale, si punësimi, etj., për të matur performancën e Shqipërisë në drejtim të BE

– Njohjen e bashkimit të kontributeve të shqiptarëve për pensionet, duke bashkuar ato të bëra në Shqipëri dhe ato të bëra në vendet e BE

– Krijimin e një banke të përbashkët BE – Shqipëri për t’u specializuar konkretisht në vendosjen e kursimeve të emigrantëve, me siguri publike të tyre dhe me interesa bankare preferenciale.

Nëse nuk përpiqet për këto, atëhere kemi :

mirëmengjes, erdha, pashë, ika!

Shihemi herë tjetër!