Marta Kos nuk është as e para e as e fundit zyrtare dhe politikane europiane që hyn në havanin mediatik të lobit berishjan të medias dhe politikës shqiptare.

Një havan që nuk ka kursyer në këto 35 vjet asnjë personazh të njohur europian apo botëror, që nuk ka hyrë në shijet e doktorit që vijon të jetë shpresa politike e ndryshimit të së djathtës shqiptaret.

Nga Betino Craxi te Marta Kos, lista është shumë e gjatë. Janë politikanë, zyrtarë të rëndësishëm botërorë, të cilët kanë dhënë një fjalë të mirë, apo kanë pasur miqësi me kundërshtarët politikë të Sali Berishës. Qoftë se ashtu i ka marrë mendja, qoftë se mund të kenë pasur një motivim, një interes, punë e tyre. E kanë thënë një fjalë, siç ka pasur shumë që s’kanë lënë fjalë positive për “më të bukrin” e politikës, i cili ashtu si Xi e Ladi i Kremlinit që u kapën pa mikrofon dje, po gëzon rininë e shtatë, pse jo dhe me të rejat që sjell shkenca dhe “leku letër”.

Ka një standard interesant në gjykimin që i bëhet politikanëve të huaj, për të cilët del “fatva” primordial e mallkimit. Nuk ka mëshirë ndaj atij personazhi. Nuk ka hapësirë për kritika, vërejtje, argumente për të bindur pse i kundërshton. Por vetëm sulme dhe helm pa fund, si për të thënë se kushdo i huaj që nuk e do Berishën është i keq, kak, madje antishqiptar, i fusin me të shpejtë një “dhëndër i Serbisë” edhe pse ja fut vetes, po fundja kush e kupton. Më pas agjent, trafikant droge, e me radhë arsenali i gatshëm i bashibozukëve të gatshëm, që përdoren për sulmet e tipit rrufe, që nga Koha e Sulltan Muratit të Parë.

Betino Craxi sot nuk jeton më. Ai është një nga politikanët më të rëndësishëm të Italisë, edhe pse fundi i tij ishte tragjik dhe o i lavdishëm, siç ndodh shpesh me politikanët. Por me kalimin e viteve, gjithë ajo baltë e kohës e hedhur mbi të po qartësohet, e si figurë politike në të vërtetën historike, Craxi po merr atë që meriton nga historia e vendit të tij dhe ajo europiane.

Craxi, në vitin 1990 kur Shqipëria përmbysi komunizmin ishte njeriu i dytë më i rëndësishëm në vend, përkatësisht partneri politik i qeverisë së kohës. Partia Socialiste e Fatos Nanos lidhi marrëdhënie me PSI-në e Craxit dhe madje i dha teserën numër 3 të partisë. Të parën e kishte shkrimtari, Dritëro Agolli, të dytën Fatos Nano e të tretën Betino Craxi.

Në shtypin e PD-së, që në atë kohë përfshinte më shumë se një dyzinë gazeta të shtypura në shtypshkronjën e dhuruar nga George Soros, nisi bombardimi me bojë të zezë. Nga firma të njohura në shtypin komunist, që brenda natës frap kishin ndryshuar livadh.

Firma që kishin bërë namin duke përçudnuar Reganin e Bushin e vjetër, Brezhnjevin e Deng Xiaopingun revisionist. Në faqet e të gjithë shtypit komunist; nga Zëri te Bashkimi për të përfunuar në ATSH e TVSH. Me të njëjtin arsenal shtypën armiqtë e rinj të pushtetit të rinj.

I gjori Craxi ishte vetëm fillimi, e lista është aq e gjatë sa do të duhet një dizertacion doktorature për ta shtjelluar këtë fenomen lejfenian që ka helmuar gjuhën mediatike e politike në vend.

Mjafton të kujtojmë një “short-list” me personazhet politike perëndimore që janë bombarduar vetëm në 13 vjeçarin e fundit. Ky natyrsht në krye qëndron një nga politikanët më të rëndësishëm proshqiptar si Je Biden, e Sekretari i tij i Shtetit Antony Blinken. i cili firmosi Non Grata-n ndaj Sali Berishës.

Por lista nuk është lineare, është e mbushur me politikanë të lartë shumë të lartë, e shumë ambasadorë; burra e gra, për të cilët nuk është lënë gjë pa thënë nga kjo aradhë agjitropësh, të cilët nuk njohin argument apo analizë. Vetëm manualin e përbaltjes pa fre, sa më shumë shaj aq më shumë efekt bën.

Federca Mogherini është një politikane e së majtës italiane, e cila me shtysën e kryeministrit të asaj kohe Matteo Renzi, u vu në krye të diplomacisë europiane. Posti më i rëndësishëm pas kreut të komisionit. Duke qenë se përfaqësonte një vend pozitiv ndaj Shqipërisë, Mogherini shpalli e para synimin e BE-së për ta pranuar Shqipërinë si anëtare, jo më si propagandë, por process i pakthyeshëm. Mogherini, deklaroi në Parlamentin shqiptar atëherë se për të arritur këtë Shqipëria duhet të bëjë reformën në drejtësi.

Pikërisht, pak minuta më pas, Federica Mogherini ka parë në lëkurën e saj sulmet më të tmerrshme personale. Motra e kapur me drogë, veset morale të familjes dhe lidhjet e supozuara me terroristët e tërë botës.

Më pas telenovela nuk pushoi me Donald Lu, ambasadorin e SHBA në Tiranë, kroaten Romana Vlahutin, ambasadoren e BE, gjermanin Knut Flickenstein. i cili me profesion ishte xhenerik lokomotivash, por puna në sindikatë e shtyu në politikë dhe e bëri reporter për Shqipërinën ë Parlamentin Europian. Klani agjitrop i Berishës i gjeti dashnore në Tiranë dhe aty mbajti fort “argumentin” se pse ai vjen e raporton për Shqipërinë.

Sulmuan një tjetër gjerman, ambasadorin e OSBE-së, gjermanin Bernd Borchardt. Të cilin pasi turma berishjane e bëri terbjet, Ilir Meta e shpalli nongrata për të hyrë në zyrën e tij të Presidencës ku nuk shkelte asnjë zyrtar i huaj.

Borchardt nuk ishte një gjerman i zakonshëm, apo një diplomat monoton. Në vitin 1999, si zëvendës i Misionit OSBE në Kosovë, përkatësisht zëvendës i Ëiliam Ëoker-it, ambasadori ishte i pari që shkeli në Raçak dhe ndaloi serbët që të manipulonin të vërtetën mbi masakrën e tmerrshme ndaj shqiptarëve atje. Së paku për këtë Ilir Meta mund t’i kishte dhënë një dekoratë, prej të cilave shpërndau pa masë kujdo personazhi vetëm për të marrë vota LSI-ja e tij që mori mushkat për në shishtufinë.

Sot e patën me Marta Kos, komisioneren e Zgjerimitt ë BE-së, e cila është përfaqësuese nga Ballkani. Një rast i artë për rajonin pasi jo vetëm e njeh situatën por edhe e kupton. Ndaj mund të ndihmojë në anëtarësimin e Shqipërisë. O ç’punë i prish kjo Sali Berishës? Ja ta zëmë se e bën ngaqë e ka shok Edi Ramën, apo ka interes. Edhe? i prish punë Shqipërisë?

E mbani mend Damir Fazliçin? Ai ishte jo thjeshte një personazh kontravers serbo-boshnjak, pore dhe i lidhur me UDB-në famëkeqe dhe krimin e organizuar. Për Fazliçin, Britania e Madhe, ndër të tjera ka shpallur Sali Berishën Non Grata.

Pikërisht Fazliçin, të cilin vetë Berisha e ka quajtur “miku im”, media e tij e ka glorifikuar si një nga gjenitë e financës botërore. Ndërkohë që ishte një spekulant i vogël, që sot nuk është askushi.