Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Një familje e vërtetë me shumë jetë

Një familje e vërtetë me shumë jetë

Ndërkohë që një debat krejt i paarsyeshëm ka ndezur mediat dhe “personalitete” të shoqërisë civile, sipas një projektligji nëlidhje me birësimet, një skandaL shtazarak është bërë publik. Rasti i një babai monstër që ka masakruar të bijën gjashtë vjeçare është bërë temë dhe diskutim i shumë studiove, ku diskutohet rasti dhe jepen detaje e diskutohet se si ndodhi gjithçka. Para disa muajsh një rast tjetër aspak korrekt u denuncua në media, kur një grup aktivistësh LGBTIQ+ (nuk e di a i kam përfshirë të gjithë shkronjat në akëtë akronim kilometrik), promovonin në shkolla komunitetin, ndërkohë që aktiviteti i tyre është tërësisht i lidhur me aftësitë apo paaftësitë seksuale, vlerësimin apo çvlerësimin njerëzor seksual individual të përmbledhur në një komunitet që e ndan veten nga tiparet njerëzore të shoqërisë dhe promovon gjithëpërfshirje të pamasë brenda komunitetit sipas kritereve të vendosura prej tyre, aq sa akronimi i komunitetit shton periodikisht nga një shkronjë, gjithmonë sipas vlerësimit të aftësive dhe prirjeve seksuale. Njeriu është seks apo seksi është i njeriut? Në jetë një gjë është e sigurtë, ka seks pa dashur, por s’ka dashuri pa seks, dhe dashuria është virtyt njerëzor, i promovuar nga të gjithë faktorët dhe aktorët dhe nga feja. Gjithashtu një tjetër debat është zhvilluar para disa kohësh në lidhje me emërtimin e prindërve, të cilët historikisht që nga fillimi i njerëzimit, biologjikisht dhe si tipar i të gjitha gjallesave janë quajtur nëna dhe babai, tani kërkohet që të quhen prindi 1 dhe prindi 2. Nuk duhet parë si lajthitje, por duhet gjykuar si çmenduri e qëllimshme çnjerëzore që synon të shkatërrojë vlerat dhe misionin hyjnor të familjes, traditën hyjnore të pamohueshme dhe të shenjtë familjare, rendin dhe zhvillimin njerëzor.

Të gjithë ata që kanë jetuar ditën apo ditët më të bukura kur janë bërë prindër, kanë pritur me padurim sa të vijë dita kur foshnjes së sjellë në jetë me shumë dashuri t’i dalë dhëmbi i parë, të hedhë hapin e parë dhe të thotë fjalën e parë. Në shumë vargje dhe këngë për një nga njerëzit më të shtrenjtë të cilitdo të vdekshmi, NËNËN, është thënë (jo vetëm në shqip) ... fjala e parë në jetë është nënë..., ashtu si edhe është shkruar dhe kënduar për dashurinë prindërore si nga nëna ashtu edhe nga babai, por asnjëherë nuk është vlerësuar se kush është 1 dhe kush është 2. Shumë shpesh në diskutime mes specialistësh dhe akademikësh të fushës së sociologjisë dhe psikologjisë e kanë vlerësuar të gabuar pyetjen që j’u bëhet fëmijëve:  Kë do më shumë mamin apo babin?,  me qëllim që fëmijët të vlerësojnë njësoj të dy prindërit, nënën dhe babain. Edhe për ata që kërkojnë ndryshimin e emërtesës së prindërve në prindi 1 dhe prindi 2, fjala e parë ka qënë mami ose babi dhe kënaqësia e ndjerë prej prindërve të tyre nuk ka qënë e 1-shit dhe e 2-shit, por ka qënë pjesë e lumturisë së mamit dhe babit.

Për t’u kthyer te projektligji i birësimit, që po “trazon” së tepërmi debatet në media dhe shoqërinë civile e cila duhet të shprehet dhe të mbajë qëndrim, të ndikojë për të gjetur mënyrën e duhur për të hartuar një ligj sa më të mirë, le të mendojmë diçka tjetër. Fëmijët më shumë të prirur për birësim janë fëmijët jetimë dhe ata të braktisur. Fati i keq, për arsye nga më të ndryshmet, i ka bërë këta fëmijë që të vuajnë një nga dhimbjet më të mëdha, mungesën e dashurisë prindërore, ngrohtësisë së vatrës familjare, festat në familje, kujdesin prindëror nga nëna dhe babai. Birësimi i këtyre fëmijëve është një çlirim i organeve përgjegjëse nga një përgjegjësi, një bela më pak apo një detyrim për të plotësuar në jetën e tyre atë që i mungon dhe për të mbushur në vatrën(folenë) e një çifti burrë e grua që nuk ka mundësi të kenë fëmijën e tyre apo një çifti zemërgjerë që kanë mundësi të krijojnë kushtet e ngrohta familjare edhe për një fëmijë fatkeq i cili nuk i ka këto kushte dhe mundësi? Detyrimi kryesor karshi këtyre fëmijëve që janë në kërkim të familjeve të tyre biologjike apo në kërkim të një strehe prindërore të ngrohtë është që t’i dhurojë dashuri dhe t’i plotësojë personalitetin për t’u ndjerë i përmbushur me ëndrrat e çdo fëmijë, çdo njeriu. Ka shumë raste kur një grua do të ketë një fëmijë dhe gjen një partner për ta përmbushur dëshirën e saj, por me shumë siguri, në një moshë kur arrin të ketë mirëkuptimin e fëmijës së vet i tregon kush është babai dhe nuk i thotë se e ka lindur krejt e vetme. Që nga mitologjia e deri te librat e shenjtë (nuk po i përmend librat e shënjtë për të ndikuar fetarisht në vlerësimin njerëzor), për zotat është shpjeguar qartë kush është nëna dhe kush është babai, për Krishtin dhe Profetin është shumë e qartë dhe e shpjeguar se kush është nëna dhe kush është babai. Pa u treguar arkaik, as tradicional, si mund të shpjegojmë zbërthimin e fjalës familje?, a ka një shpjegim të vërtetuar edhe shkencërisht kjo fjalë?

Që mos të harrojmë edhe rasti e gjashtë vjeçares për të cilën ndjejmë dhimbje. Ndërkohë që në shkolla lejohet të propagandohen dogmat LGBTQI+ (akronimi më i pakuptimtë që mund të ekzistojë vetëm prej gjatësisë së tij dhe le pastaj edhe për parimet të bazuara vetëm në aftësitë apo paaftësitë seksuale), pse nuk ndërmerret një plan masash dhe një plan veprimi në kopshte, shkolla, në rrugë, club-e dhe kudo, të cilat të edukojnë fëmijët, nxënësit dhe këdo që të denoncojnë rastet e abuzimeve dhe dhunës në familje? Të gjithë shohim se fëmijët në karroca, gjatë shtëitjeve mbajnë në dorë një telefon celular, hapin video ose lojra. Pse të mos ju demonstrohet, ose pse të mos ju bëhet pjesë e programit arsimor që nga cikli parashkollor, se si të telefonojnë dhe të tregojnë për një rast kur ngrihet zëri, ushtrohet dhunë apo ndodh diçka e pakëndshme dhe jonormale; për ata që mund të regjistrojnë video se si t’i postojnë këto raste dhe, në këmbim të ofrohet një shpërblim në para, libra, lapsa e ngjyra apo të drejta studimi në të ardhmen. Nuk mund të trajtohet kjo si më e vlefshme se sa të propagandohet LGBTIQ+?, të bëhet një debat shterp për një projektligj të pakuptimtë dhe të pamiratuar nga të gjithë ku peshën më të madhe duhet ta kenë ata që kanë, pranojnë dhe duan një familje?

Ne në Shqipëri kemi përvoja jo shumë të mira me ligjet (zbatueshmërinë e ligjeve), çdo ditë dëgjojmë akuza pafund për thyerje dhe shkeljeve të ligjeve, nisur nga ato më bazikë si janë të drejtat e njeriut (e kam fjalën edhe për të drejtën e jetës, një jete dinjitoze dhe me vlera e parime të forta njerëzore), çdo ditë dëgjojmë kërcënime dhe ndëshkime me burg për shkelje dhe thyerje të ligjit. Sa ka përmirësuar kjo mirëqënien e qytetarëve shqiptarë?, për të mos thënë se e ka dëmtuar mirëqënien e qytetarëve ligji (pazbatueshmëria e ligjit), me delikatesë po them se nuk ka ndikuar fare ligji në përmirësimin e kushteve të jetës dhe mirëqënies. Le të merremi me probleme dhe çështje që parandalojnë shkatërrimin e jetëve njerëzore dhe të harrojmë deri kur të jemi të aftë për të bërë më shumë për nisma që për shoqërinë njerëzore dhe veçanërisht për shoqërinë tonë shqiptare të trazuar nga shumë e shumë halle të tjera veçanërisht e kërcënuar nga varfëria, këto nisma të pakuptimta dhe aspak të mbështetuar në studime sociale e psikologjike që në vend që të përmirësijnë, mund të shkatërrojnë jo vetëm një jetë njerëzore por edhe një shoqëri të tërë. Asnjëherë nuk mund të kuptohet dashuria e prindit pa u bërë prind vetë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore