Më 21 janar 2011 u vranë 4 qytetarë që po rrinin para Kryeministrisë. Kush i vrau? Pse i vrau? Sali Berisha ka thënë se ai nuk do lejonte të sulmohej Kryeministria. SPAK ka thirrur më në fund Sali Berishën të shpjegojë narrativën e tij për këtë ngjarjen ku është folur shumë por askush nuk ka marrë përgjegjësi.
21 janari ndryshon gjithçka sepse nuk ka lidhje me denoncimet e partive, nuk ka lidhje me lojrat politike, ka lidhje me koshiencën e asaj që Gjykata e Strasburgut e quan vrasje shtetërore.
E cila sot rëndon mbi Sali Berishën, i cili ka një process të hapur për rastin Partizani.
Të gjithë proceset e hapur në SPAK, apo shumica dërrmuese e tyre kanë nisur nga partitë politike, 21 janari jo.
Natyrisht ka padi nga PS, por tragjedia është publike, Stasburgu është këmbanë. 21 janari e ndan SPAK nga partitë te tragjeitë. Me Gërdecin, SPAK tregoi se nuk e do, ashtu edhe me 21 janarin. Por ja dha me detyrim e përcaktim Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykata e Lartë. SPAK për 21 janarin ka treguar se nuk e do, por s’ka ca bën. Dhe kjo është realisht një provë për këtë grup prokurorësh që duhet të ndajnë shapin nga sheqeri. Që të dallojnë çfarë është shpërdorimi i detyrës nga urdhri për të qëlluar në mish.
Por prit, kjo është një pjesë. SPAK nëse e hap këtë dosje duhet ta hap mirë, edhe në pengimin e drejtësisë. Pran ë inluencën që qeveria ka ndikuar ndaj gjyqatarëve e prokurorëve për ta rrëzuar këtë narracion. Dosja duhet të hapur e plotë e sipas gjasave provat kanë arritur, 21 janari nuk ka fajësim vetëm për ata që kanë qëlluar, pore dhe ata që kanë urdhëruar për të qëlluar pë rata që kanë urdhëruar për të fshehur provat, por mbi të gjitha për ata që kanë urdhëruar për të mos dënuar autorët e vrasjeve të 21 janarit.
Sali Berisha tenton t’ja vërë fajin opozitës së kohës, përkatësisht Edi Ramës. Po jo vetëm Berisha, pore dhe enturazhi i tij. Sipas tyre Rama i ka çuar njerëzit në grykën pushkës së Gardës së Saliut.
Po mirë, pse Berisha i vrau? Çfarë punë i prishën 4 viktimat e 21 janarit? Nëse donte të vrsite Edi Ramën siç ka thënë disa herë është tjetër gjë, po pse ata që u vranë. Pse u vranë realisht Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Kush i vrau? Kush urdhëroi t’i vrasë? Në fund të fundit pse? Ky hetim i SPAK sado që të jetë sipërfaqësor do të sjellë realisht një zhvillim të ri, ku vrasësit, apo mbrojtësit e vrasësve nuk do të shesin më mend…
