Në parim, një partie që e quan veten nacionaliste si Vetëvendosja e Albin Kurtit, një rrjet protestash në mbrojtje të UÇK-së he liderëve të saj në Hagë nuk ka përse t’i bëjë keq. Aq më shumë, që njëri nga të akuzuarit në Hagë është as më shumë e as më pak por kreu i grupit parlamentar të partisë së Albin Kurtit.
Po përse atëherë, Kurti, u ul në tastierën e dhomës së baltës, siç quhet qoshja e agjitpropit që e drejton personazhi misterioz nga Shqipëria, që e sulmojnë egërsisht opozita dhe media opozitare në Kosovë, dhe sulmoi Edi Ramën për protestën e nesërme në mbrojtje të UÇK-së në Tiranë?
Arsyeja duket është politike por me dy objektiva, një të afërt dhe një më të largët. Të afët është se Vetëvendosje e Albin Kurtit synon të fitojë komunat e Prishtinës dhe Mitrovicës që është në balotazh, të cilat edhe pse është në disavantazh edhe mund të rikuperojë.
Gara më e rëndësishme dhe më e mundshmja është ajo e Mitrovicës. Ku kandidati i Kurtit, Faton Peci është jo shumë larg me vota atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahirit, i cili është gjithsesi në vend të parë.
Tahiri, është një politikan energjik i rid he përfaqëson jo thjesht një gjeneratë të re, por edhe trashëgimin e nj familje të lidhur ngushtësisht me luftën dhe UÇK-në.
Ndërkaq, Faton Peci, pjesë e listës Guxo të Donika Gërvallës, përfaqëson atë grup që dikur ka qenë në LDK dhe më shumë i përket krahut passivist apo atë të papërfshirë gjatë kohës së luftës.
Ndërkaq, në Prishtinë, kandidati i Albin Kurtit, Hajrullah Çeku është në balotazh me Përparim Ramën e LDK-së. përkatësisht kryebashkiakut në fuqi, i cili me një lëvizje të shkathët ka organizuazuar disa autobusë për veteranët që do të vijnë nga Tirana, duke u financuar pagesën e rrugës. Një lëvizje, që edhe në mos qoftë politike, është një gjest i hapur bujarie ndaj elektoratit ë në raundin e parë ka votuar PDK-në në kryeqytetin e Kosovës. Kandidati i së cilës, Uran Ismaili, mori 28% të votave.
Vetëvendosje është në balotazh edhe në Prizren, qytet tjetër i rëndësishëm, por mundësia për të fituar është thuajse zero. Gjithsesi Mitrovica është më e rëndësishmja për Kurtin, edhe pse është e mundshme, por edhe se përbën ashtin e politikës së tij 5 vjeçare. Atë të “çlirimit” të veriut. i gjendur në disfate nga fitorja edhe më e madhe e Listës Serbe jo vetëm në veri, por edhe në komunat tjera me shumicë serbe në Kosovë, si dhe nga qënia gjithkund i dyti, tani nacionalisti Albin po kërcen në krahun tjetër duke u dukur kosovarocentrist.
Të shtunën e shkuar, kur Shqipëria fitoi me Serbinë në futboll. Një agjittprop i dhomës së baltës së Mihalit shkroi se nuk pajtohej me gëzimin në Ksovë për fitoren e Shqipërisë. Pasi siç theksoi ai në Shqipëri as nuk e dinë kur ka lojë Kosova, le më që të gëzohen. Por kur në Goteborg, në ndjeshjen ndërmjet Suedisë dhe Kosovës, u shpalos një Flamur gjigand kuqezi, irritimi i establishmjentit të partitë të kurtit arriti majën.
Në fakt, nacionalizmi me garuzhde që ka hedhur për vite e vite në fytyrat e njerëzve nëpër rrjete apo mitigjne i është kthyer si një boomerang, e sipas gjasave mund të bëhet edhe fundi i tij politik. Jo vetëm afatshkurtë, pra në balotazh, por edhe më gjatë. Ku fati i tij politik që ishte burgosja e Hashim Thaçit dhe krerëve të tij politik, mund të kthehet shumë shpejt edhe në varrin e tij politik, por përfundimtar. Ndaj dhe është irrituar me Edi Ramën, i cili realisht nuk se e ka trazuar shumë, thjesht duket se e ka duruar pak si tepër…