Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Pse Sali Berisha nuk ngushulloi dje vdekjen e Xhelal Bashës, por çoi nga varri Beqir Ballukun?

Pse Sali Berisha nuk ngushulloi dje vdekjen e Xhelal Bashës, por çoi

Dje, Sali Berisha, nga foltorja e Kamzës, u mor me një të vdekur!

Sipas protokollit zyrtar, i vdekuri i fundit ishte Xhelal Basha (Babai i Lulzim Bashës), por ai heshti.

Po pse Berisha dje nuk përmendi asnjë fjalë për Xhelal Bashën dhe u mor me Beqir Ballukun:

- sepse Berisha s’ka ruajtur asnjë traditë nga Malësia e Gjakovës dhe kodet etike të burrave të asaj treve. Ai çoi nga varri Beqir Ballukun, që të shmangte ngushëllimin për Lulzim Kopukun.

- sepse ndryshe nga Beqir Balluku, i cili ishte politikani më popullor i Tironës dhe i kohës së komunizmit, Berisha ishte një servil dhe ushtar i vogël i atij regjimi.

- sepse socialistët ruajnë brez pas brezi gjeneratat e majta, qofshinin nipat e Rita Markos, mbesat e Beqir Ballukut, Llambi Gegpriftit, Gogo Nushit apo Mehmet Shehut. Ndërsa demokratët nën mentalitetin e Sali Berishës kanë shkatërruar gjithë gjeneratat dhe brezat e së djathtës dhe askush nuk gjen më vlerën dhe mbrojtjen ideologjike familjare tek ajo parti.

- sepse Belinda ndryshe nga Lulzimi është mbesa dhe gjaku i një gjyshi të burgosur politik dhe të pushkatuar në tunelet e Tiranës nga diktatura komuniste

- sepse Berisha është i kompleksuar nga ata që rrjedhin nga një gen politik dhe qytetar, duke e kuptuar ndryshimin mes derës Beqirit, krahasuar me derën e të ndjerit Xhelal Basha apo Ram Berisha.

- sepse Berisha kur të shpall luftë të injoron edhe xhenazen, dhe për këtë arsye dje i duhej të shmangte një fjalë ngushëllimi për babain e Lulzim kopukut dhe u mor me gjyshin e Belinda Ballukut.

- sepse dje në Kamëz e cila është qyteza simbol e “Tokës Xanun”, ku toka i takon atij që e pushton sipas ‘Ligjit Berisha’, i duhet të sulmonte Be-Lindën njeriun politik që sot është përfshirë në çlirimin e trojeve të pushtuara.

- sepse Lulzimi dhe babai i tij nuk janë më në listën e Saliut, por mbesa e Beqir Ballukut i prish planet nëse zë vendin e Ilir Metës si e para presidente femër në Shqipëri.

Heshtja për vdekjen e Xhelal Bashës dhe tundja e kockave të Beqir Ballukut, pasqyron qartë amoralitetin dhe mungesën e karakterit të Sali Berishës. Ndryshe nga Edi Rama që ka mbledhur nipa dhe stërnipa të gjeneratave të majta, Berisha as për vdekje nuk i ngushëllon ata që bashkëpunoi tre dekada.

Berishës po i shkele në kallo të trajton brez pas brezi si kufomë politike, prandaj dje në ditën e xhenazes së Xhelalit, i trajtoi babë dhe bir si të vdekur.

Dje Berisha duke sulmuar genin e Belindës dhe duke injoruar ADN e Lulzimit, s’bëri gjë tjetër, por thjesht u kthye në origjinën e tij.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore