Juristët e vjetër në Shqipëri nuk e kanë pëlqyer SPAK. Shumica e tyre nuk janë simpatizantë të Edi Ramës dhe mazhorancës, por mendojnë se Prokuroria e Përgjithshme është një strukturë më e mundshme për të ndërmarrë ato operacione që merr SPAK.
Por kjo dëshirë apo ide e një pjese të jurispridencës tradicionale, ani pse ne nuk jemi Anglia e “Common Low” është një pjesë e mendimit juridik.
I cili këtu konfondohet aq keq sa macja me dacin kur grinden në panele. Pasi realisht nuk kemi parë një debat konstiucionalistësh, por që sot e solli Era Markoçi nga SHBA. Një juriste e ditur me strukturën juridike shqiptare ndërkohë që është një profesioniste që punon në një terren agresiv dhe të komplikuar si SHBA.
Analiza e saj për rastin e përplasjes së qeverisë shqiptare me GJKKO për rastin “Balluku”, ishte si një dispozitiv i Gjykatës Kushtetuese. I shtruar, logjik, juridikisht i pakundërshtueshëm, por edhe praktik për tu zbatuar.
Pikërisht nga qasja e zonjës Markoçi, pyetja që vjen spontane është, përse SPAK këkoi për Belinda Ballukun një pezullim detyre, edhe jo një masë sigurie klasike, që normalisht do ta përballte në Kuvendin e Shqipërisë?
Këtu “fluturimi me presh” merr flurudhë pasi nuk ka apo nuk kemi argumente. Nëse SPAK do ta çonte në Kuvend rastin, së paku topin do t’ja linte mazhorancës. E pranoni apo jo. Domethënë nëse do të kërkonin arrest me burg, në shtëpi, plus lejen për kontroll, të shoqëruar me prova që na kanë hapur barkun në media. Mazhoranca do të merrte një vendim, natyrisht të shoqëruar me një sërë argumentesh të njerëzve të saj në komisionin e mandateve.
Këtu beteja do të kishte kuptim. E mbani mend betejën e vetmuar të Arben Krajës kur kërkoi arrestin në shtëpi për Sali Berishën për çështjen Partizani? I çmontoi sulmet me një frazë: “ka thyer procedurën e detyrimit në paraqitje, ndaj kërkojmë një masë tjetër”. Logjika nuk mund të kundërshtohet.
SPAK mund ta kërkojë normalisht në Parlament një konfrontim për masë sigurie, madje ka mundësinë e shfaqes në publik të punës së tij. Nuk e ka bërë, pasi ka zgjedhur rrugën e shkurtër. Siç ishte rasti i Ilir Metës, ku nuk nevojitej leje, Erion Veliajt, e rasti i fundit i Ballukut ku e pezulloi vetëm për të mos shkuar në Kuvend. Mund të shtojmë edhe Ilir Beqajn, që e kanë harruar aty në burg edhe pse ish-ministri ka refuzuar gjykimin e shkurtuar, edhe pse ndryshe siç thonë juristët autodidaktë të paneleve, nuk është pranim fajësie automatikisht.
Po çfarë ndodh në Kuvend nëse vjen kërkesa? Shumë thjeshtë: Përballen provat, mes juristëve të prokurorisë speciale dhe të Parlamentit. Këto dy palë janë realisht përplasëse në çështje, po publiku është e treta e vërteta. Ku, në bazë të pyetjeve dhe përgjigjeve merret më shumë vesh për dosjen, çështjen, rastin juridik sesa nga propaganda e shfrenuar dhe e lineuar nga mediat që janë subjektive.
Sfida e SPAK me politikanë të lartë do të jetë ajo e Parlamentit, ku nuk vlen koha televizive, skaleta e parapërcaktuar e as një injeksion nga qarqe që dihet tashmë për panelet.
Do të ketë një përballje live, siç ndodhi në Gjykatën Kushtetuese për rastin Veliaj, ku në realitet ajo çështje ka pasur edhe më ndriçim sesa kuajtë e apokalipsit.
Por këtë debat nuk duket se e pëlqen SPAK, i cili merr masat që ka mundësi; arrest me burg kur ka mundësi, apo edhe pezullim, kur mund të gjejë një hapësirë. Po procesi? Ardit Gjebrea bën çdo javë nga një proces në emisionin e tij nën drejtimin e një juriste të njohur si Eni Çobani, pse si bëjmë edhe ne këto përballje të “peshqve të mëdhenj” te Arditi? Së paku deri sa të shkojnë në gjyq? Një gjë është super e garantuar; audienca e madhe!
