SPAK është institucioni më i rëndësishëm i reformës në drejtësi. Përkatësisht një organ prokurorie i posaçëm, i cili ka detyrë vetëm që të hetojë korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar, përkatësisht bandat e armatosura dhe të fuqishme të trafikantëve që veprojnë në Perëndim.
Ky institucion lindi si pasojë e një përplasje të madhe politike në vend, një trauma reale mes politikës shqiptaret dhe qarqeve mediatike e financiare që e donin dhe ata që i friksoheshin kësaj risie.
Mazhoranca socialiste ishte ajo që e ideoi dhe e çoi përpara këtë proces, duke pranuar rrugës compromise në mënyrë që ta bënte procesin sa më bipartisan të mundshëm. Kjo sepse ishin ndërkombëtarët, SHBA dhe BE që e shtynë mazhorancën në hapa e zhvillime që të arrihej një consensus qoftë edhe më i brishtë. Në fakt ky konsensus nuk u arrit kurrë. Madje krijimi i SPAK, përkatësisht instalimi i institucionit nëpërmjet akteve ligjore e proceduriale të emërimeve të prokurorëve dhe nisjes së punës erdhi përmes viteve të shumta me luftë, sherr të shoqëruar si gjithmonë me koktej molotovi dhe lëndë djegëse, si aperitivë. Ku si efekt festiv kishin çizmet e Monikës në sencën e zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme Arta Marku. Njerëzit i mbajnë mend, pavarësisht kujtesës së shkurtër të panelistëve e qarqeve politike.
E gjithë lufta bëhej për të vonuar e penguar, ngritjen e SPAK, i cili edhe pse pa ngritur ishte në perceptim popullor më i mirëprituri, kryëzohej në panelet e darkës, ku në realitet injorohej. Lufta politike dhe polarizimi ishte i njëjtë si sot. Për natë qarkullonin skandalet e “vjedhjes” që nxirrte opozita ndaj mazhorancës, ku dilnin emra, përgjime, e meme të gatshme.
Mazhoranca pati një përgjigje ndaj këtyre akuzave, duke mos marrë rolin real të përballej me opinionin për t’i sqaruar dhe përgënjeshtruar. Çojini të gjitha akuzat e juaja në SPAK. Dhe opozita nuk vonoi, mbushi storage-n e prokurorisë speciale me mjëra faqe denoncimesh ndaj zyrtarëve të lartë të qeverive të Edi Ramës. Karusel ky, i inaguruar nga oponionistja e BBV 5, me të famshmin denoncim të dërguar me postë ku akuzonte ministrin dhe kolegun e partisë së saj Lefter Koka.
Natyrisht në SPAK ka vërshuar një lumë por një det i vërtetë denoncimesh dhe çështjes nga mijëra e mijëra qytetarë, të cilët të gjendur më në fund të lirë për të folur për padrejtësitë 35 vjeçare i dërguan në vendin e duhur me shpresë të madhe. Megjithatë, thuajse 80% e dosjeve të mëdha të nisura në SPAK për zyrtarët e lartë janë sjellë si denoncim nga politika. Mbahet mend deklarata e kreut të parë të SPAK, i cili tha publikisht se ne nuk fillojmë çështje pa një denoncim.
Të gjitha dosjet e nisura ndaj zyrtarëve të mazhorancës kanë ardhur nga PD, LSI apo parti të vogla si Nisma Thurje e Endri Shabanit. Ndërsa dosja Partizani siç dihet ka nisur pas denoncimit të Taulant Ballës, në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të PS-së.
Sa kohë që media e kishte ngritur këtë skandal me vite e vite, askush nuk e vuri ujin në zjarr për të nisur një çështje. Kjo pra është axhenda politike e SPAK, puna e të cilit në lëndën e parë të materialeve ka nisur nga politika. Ndryshe është me krimin e organizuar, kur dosjet vinin kryesisht nga institucionet europiane. Ndaj edhe puna për hetimin, akuzat dhe sekuestrimin e aseteve rezultoi më e qepur.
Kjo axhendë politike ka dhënë një disproporcion balance politike, i cili thënë të vërtetën parimisht u mirëprit nga publiku. i cili është mjaft i kënaqur nëse fokusi i SPAK është pushteti dhe abuzimi i zyrtarëve të saj. Por pikërisht “koencidenca” e lëvizjeve politike të dy rasteve të fundit ka krijuar këtë ngërç. Ku mazhoranca e Edi Ramës, pritet të ketë një qëndrim të ri publik sapo të shpallet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
A mund të jenë politike pasojat e kësaj axhende politike? Synimi karshi mazhorancës është i qartë, e kjo shikohet hapur në ndërveprimin e palës tjetër, e cila është refraktare mbi hetimet ndaj liderëve të saj. Po gjasat janë që të vijmë në një vijim apo përfundim politik të çështjes, që nuk se ka enigmë.



