“Shqipëria e mori drogën në dozë të lartë. Shkatërruese me euforinë e fillimit dhe shkrehjen dëshpëruese të zgjimit” – kështu shkruante Edi Rama në dhjetorin e vitit 1990, në një libër që së bashku me A. Klosi, i kushtuan studentëve të Arteve, një grusht refleksionesh si përmbledhje të asaj çka e shoh me vend ta ndaj edhe sot, përsa shkojnë ende paralel Zoti dhe ciganët në Shqipëri. Njëjtë si në famën demokratike të atyre viteve.
Pse e gjej te arsyeshme këtë, do të pyesni ju?
Sepse ciganët vazhdojnë të mbijnë kur nuk ua ke ngenë dhe Zoti vazhdon të kujdeset për smirën e një rregulli publik që nuk i takon më as beqarëve në këtë vend.
Padyshim kjo imja mund të jetë e pavend në ironi dhe kjo jo për efekt injorance që nuk keni lexuar ese-në e kryeministrit tuaj, sa faktit se si të krishterë të mirë që jeni, e gjeni gjithmonë shtegun përvëlues sipas meje dhe përlëvdues sipas Zotit tuaj, për të shkuar aty ku vetëm ju mundeni, kur jo të gjithë munden.
Dua të them se, unë gjithmonë jam shprehur edhe përgjatë podcast-it që bëj se sa e rëndësishme është për një grup të kufizuar gazetarësh, koha. Ajo që të zhvesh nga alegoria biblike dhe ti krejtësisht kokëvarur në pakënaqësii, shijon ende ca ngadhënjim duke rishpikur prapë veten e re* dhe hequr dorë nga kënaqësitë që nëse do të ishin të njëjta si në të kaluarën, e tashmja nuk do të të dukej dhe aq teknike.
Por t’i kthehemi esesë së Ramës. Ai mesa kuptova unë e nënvizon mirë faktorin që rrjeshtash a nën rrjeshtash, anashkalohet siç çdo sëmundje e shekullit.
“Të mendosh vetëm për të tashmen, nuk mund të ruash as të kaluarën e as të kontrollosh të ardhmen”, citon ai, ndërsa mua më vijnë në mend të gjithë hajvanët që si mburravecë me shqisa shumë të larta vazhdojnë t’i kenë pretendimet në stendën e këtij panairi që ngjall interes jo pak nga ritmi që asfare nuk ndjek dhe unë as ndjej dot më; pasi për momentin më gjen në krizë aktualja e mbijetesës në këtë vend.
Kjo për sytë e të tjerëve është një situatë riprodhuese dhe kaq mjafton ndonjëherë për këtë vend. Ndoshta, për sa kohë fqinjët e mi bëjnë seks të shfrenuar, ndërsa unë rrekem të shkruaj ndërsa i kam në vesh pasthirrmat, do të thotë se Shqipëria nuk i bën bisht terezive dhe njerëzit refuzojnë të kenl etikë rutinore qoftë edhe në edicione informative. Pra të dëgjosh dhe kuptosh: është një vështrim tjetër që mbase vetëm Kanti ma përthith.
Që mos të zgjatem, nuk di në bëjnë mirë apo keq ata më lart, por koret seksuale ndonjëherë dëshmojnë më shumë për atë që u mjafton dhe që kurrë nuk del; se sa për atë që del nuk del por që gjithmonë mjafton.
A kanë Zot? A janë ndjellē ndonjëherë nga dëshira për ta takuar? Për ta mbrojtur apo gjykuar? Për ta vënë në mes dhe ndarë me shokun, si muri dhomës time ndan dy botë; epshin seksual të fqinjëve dhe urinë time të pamundur për të kuptuar më shumë?
Si i bëhet të takoj njëhere Zotin?
Shenjtori mediokërve është ai? Dua ta pyes? Kush ma sjell nga këta që fola më lart? Gazetarët që thonë se i njohin moralin shkronjave apo parelinjtë që vranë frikën por jo ankthet? Kush ma sjell? Media që urren detyrën të flasë për dogma qē më kujton të njëjtën valë urrejtje siç studentët asokohe komunistët në pushtet në sistemin gri?
Apo këta drejtues në emisione prime time, që nuk i dhemb uniteti kombētar që e kaluara i ktheu në kult këta individë dhe që as euforia nuk i mobilizoi sot? Ngase e shkuara bëri që mos dhembi sa gënjeshtra që shiti moral dhe i bëri të pasur? Apo se unë jam rritur me muzike të mirë dhe “Via Gluck” e Celentanos më rrebelon qëllimin sepse refuzoj.
Njëjtë si Rama, që e tha ashiqare sekretin;
“Se siç prindi fal fëmijën, vetem kur ky e pranon gabimin ashtu dhe Shqipëria do të na falë vetëm kur t’i rrëfehemi. Secili për pjesēn e tij. Ndërsa kujt nuk i pëlqen qēndrimi i familjes europiane deri ne fund ndaj nesh, le lë nxitoj të rrëfehet. Sepse pa na falur Shqipëria nuk na fal Europa”.
Kështu e mbyll dhe unë këtë ese, duke besuar në tragjiken që nuk pjell dot qytetare dhe absurdin se falja mbetet ende një mëkat i pambyllur.
Po kur të zgjohemi, a do të jemi të njëjtët?
