Batutat e Edi Ramës në forumin e Abu Dhabit me kryeministrin malazez Spajiç dhe moderatorin grek, John Defterios, dukeshin qartazi që ishin një “sforcim politik”.
Me fjalë të tjera, Edi Rama, me sjelljen e tij dukshëm me nerva po jepte një sinjal të qartë, që sipas gjasave nuk kishin lidhje as me Emiratet e Bashkuara e as me forumin në fjalë.
E gjitha dukej si një politikë “vendore” europiane, siç u pa edhe në polemikat e ardhura nga Athina, përkatsisht nga qarqet pranë Nea Demokratia të kryeministrit Kyriako Micotakis.
Millojko Spahiç, kryeministri i djathtë malazez nuk e ka herën e parë që ka përjetuar një debat me Edi Ramën në forume që ngjjnë me panelet tona të darkës. Gjasat janë që kreut të qeverisë malazeze i ka shjuar ky protagonizëm, por Edi Rama po i bie një pragu që nuk ka aspak lidhje me Podgoricën, po sipas të gjitha gjasave me Parisin, Berlinin apo vetë Brukselit.
Ndërkaq, sherri i improvizuar me Defterios e polemikat e mediave proqeveritaret greke flasin vetë. Përkthimi i këtyre mesazheve të koduara tregon se Athina duket do të marrë përsipër të votojë kundër Shqipërisë, duke e ndarë atë nga Mali i Zi. Ndryshe nga qasja franko-gjermane për të qenë bashkë, përkatësisht më shumë gjermane sesa franceze. Macron e Parisi, duket më afër Athinës, e cila duket se do të luajë kartën e rëndë ndaj Tiranës.
Një kartë që mund të jetë fatale, e që Edi Rama nga ana tjetër duket se është bërë gati për një betejë finale e fatale. Por pyetja këtu është; në këtë betejë që pritet të nisë së shpejti me kë do të jetë opozita shqiptaret? A do të jetë aleate me Athinën siç ka ndodhur në 2023? Deklarata e Fredi Belerit e bërë dje është thjeshte një sinjal, i cili e ka pasur pasqyrimin në disa panele që në fakt janë thjeshte sillogje vorioepirote.
Në fakt beteja e pritshme Tiranë-Athinë, ndërkohë që kjo e fundit po i qaset gjithnjë e më afër Turqisë madje edhe në një marrëveshje për kufirin detar, është një rikthim në rendin e vjetër botëror. Atë përpara konferencës së Londrës të vitit 2013. E këtu gjasat janë që të kemi një betejë epike mes dy vendeve. E cila në gjithë këto vite është fshehur në deklarata hiporite të ashtuquajtura politicaly correct. Kjo betejë është edhe një provë e rëndësishme për politikën shqiptaret, kryesisht për atë “sovraniste” e “konservatore” e natyrisht për qarqet mediatike e publicistike. Përplasja e madhe sapo ka nisur, e gjasat janë të jetë ndoshta siç thotë avokat Ngjela më pozitive se ç’pritet nga bathët politike e mediatike.
