
Epo kur shoh se kush e “ lufton” Bashën, më vjen ta mbroj me mitraloz 12.7 Ama kur shoh se kush e mbron, më vjen ta “ vras” me tankun e Imamit të vitit ’97. Dhe kur shoh që flasin për vitin ’97 spurdhjakë që iken me brekë e kanatiere nga sytë këmbët dhe ata që morën tanket kundra PD me vjen për të dh…….
Ata që e “ luftojnë” e zmadhojnë dhe e pastrojnë. Ata që e “ mbrojnë” e zvogëlojnë dhe e bëjnë më shume pis LËRENI LULIN TË JETË LUL!
Ata që e “ luftojne” dhe ata që e “mbrojnë” në shumicën dërrmuese ngjajnë si binjakë. Kanë të njënjtën cilësi në karakter, në moral, në dinjitet, ne kurajo, në servilizëm në sjellje me dy standarte në interesat e tyre të pista personale,
Të dyja “ tufat” fillojnë e dalin në pah vetëm pas zgjedhjeve, sepse para zgjedhjeve janë një tufë servilësh që të gjithe së bashku janë në gare kush t’i lëpihet më shumë Lulit sot apo Berishës dje që të ketë emrin në listë për një karrike në Parlament.
Pra 4 vjet i lëpijnë menderën Lulit sot dhe Berishës dje e nuk lënë njëri tjetër që mendojnë si rival që mund t’u zërë vendin, pa sharë, pa përgojuar, pa shpifur e pa sajuar gjëra që vetem mendja e kësaj tufë mund t’i imagjinoj.
Këta “ tufa” të pista që sot bëjnë “ luftë” mes njëri-tjetrit se kush e shan dhe kush e “do” më shumë Lulin para 4 vitesh kishin përbërjë tjetër. Brenda të dyja “ tufave” që sot bëjnë thirrje për dëmokraci në PD, për hapje të PD, për respektim mendimi ndryshe në PD, për respektim institucionesh në PD etj, ka jo pak fytyra hipokrite që janë ekzaltuar, entuziazmuar e kaluar në delir kur kanë shpallur si armiq të brendshëm të PD nga Pashko, Ceka, Imami, Hajdari tek Meksi, Selami, Dosti, Tota, Kopliku, Musaraj, Ruli, Uka , Dash Shehu Zhulali, Brozi,etj tek Pollo, Tritani, Demi, Ndoka, Xhaferri, Vejsiu, Kreshniku, Eno në vitin 1999, pastaj Topin, Rusmailin, Sali Shehun, Leskajn, Oketën, Biberajn, Sami Gjergjin, Pal Dajçin, Xhindolin, Ukën për herë të dytë etj, pastaj në 2013 Olldashin, dhe të gjithë mbështetësit e tij, në 2017, Boden, Topallin, Patozin, Bregun etj, Tritani ,Ervini, Luani, Klevisi Hekurani, Kosova, Velija etj nga komisioni Nishani -Ruli-Mustafaj-Marku, por që disa prej tyre nuk pordhën për këtë komision se ashtu ishte puna.
Dhe me datë 8 mars kur u dorëzuan listat grupi tjetër me Strazimirin, Mimën, Lukën, Gurakuqin, Frrokun, Pollon Endrin Bumçin etj,dhe kordinatorët kombëtare bërthamor, por që nuk reaguan sepse mbi 360 individëve i ishte premtuar për ministër.
Veten time nuk po e fus se unë kam 30 vjet që nuk e rruaj fare sqetullën për këtë tufë të pështiere që veç ndryshon emrat nga nje pale zgjedhje ne tjetren, se shumices derrmuese jua di mire hajdutelliqet dhe pseudonimet e kënaqem kur jua permend se ndjehem shumë mirë kur shoh zverdhjen e fytyrave të pista të tyre.
Jua njoh mirë të kaluarën e largët dhe te afërt, jua di nga vijnë, pse vijnë, kush i ka urdhëruar të vijnë çfarë janë çfarë përfaqësojnë dhe sa vlejne e nuk i kam pjerdh 30 vjet rresht, sepse KURAJON ma ka fal ZOTI
Dhe më interesante është që shumica e “ armiqeve” jane shpallur kur PD ka qenë në opozitë, por që anëtarë të kesaj “ tufe” kanë menduar se po vjen pushteti dhe kanë nxituar të luftojnë rivalët që kanë menduar se do ju marrin karriget.
Pra janë pothuajse e njëjta prerje, dhe anëtarë të se njëjtës kategori lepirësash
Kanë të njëjtin kontribut ZERO pothuajse në të gjithë historikun 30-vjeçar të PD.
Në të dyja grupimet ka ish enverist të viteve 90, ka ish-spiunë sigurimi, ka nga ata që e braktisën në mes të rruges PD në mars 1997, ka nga ata që nuk ju ka rënë kurrë ndërmend se ekziston PD në vitet 1997-2005 edhe pse nuk kanë qenë në çerdhe apo kopësht si moshë, ka abuzues me pushtetin 2005-2013 dhe që e ribraktisën përsëri në vitet 2013-shkurt 2019, ka individë që me zullumet e tyre mundësuan ardhjen e rilindjes në pushtet në vitin 2013, ka milioner nga hajdutëlliku 2005-2013 dhe milionerë nga flirti me tendera të qeverisë rilindase 2013-2021.
E thënë ndryshe është lufte llumhanesh jo parimesh. Partia Demokratike është themeluar në 12 dhjetor 1990.
Nga të dy grupimet më gjeni se sa janë në PD nga dhjetori ’90? Partia Demokratike ka përjetuar limitin e ekzistencës së saj në vitet 1997-2001. Më gjeni nga te edy grupet se sa ka nga ata që kanë qenë në PD në këtë kohe sakrifice ku jo pak Demokrat u pushkatuan nga bandat e pushtetit?
PD ka qenë në betejë për voten e vjedhur në vitet 2001-2003. Më thoni kush nga këta protagoniste ka qenë pjesë e PD? Partia Demokratike erdhi në pushtet në vitin 2005 dhe deri në shtator 2013 ka pasur ministra, zv.ministra, drejtor të përgjithshëm drejtor drejtorie dhe drejtor rajonal gati 2000 individë.
Më thoni sa nga kjo “tufë” pushtetdashës kanë qenë në PD gjate viteve 1997-2005???
Partia Demokratike ka sot 59 deputetë. Më gjeni se sa nga këta janë me PD nga viti ’90, sa nga këta i kanë qëndruar PD në opozitë gjatë viteve 1997-2005, sa nga këta kane qenë ministra zv ministra drejtora dhe pushtetdashës në vitet 2005-2013???
PD ka kryesinë e vogel dhe kryesinë e madhe. Më gjeni sa anëtarë kryesie janë nga ata të viteve 1990-1992, sa janë nga vitet 1997-2005, dhe sa janë të ardhur si “ emigrant” në PD e të ngritur prej flokësh në krye të saj gjatë pushtetit të PD 2005-2013 dhe më pas më të njënjtin avaz në 2013-2021???
E thënë shkoqur fare këtë lloj “ lufte” mes grupimeve të “ndryshme”, por që ngjajnë si dy pika uji, e shoh si sherr mes Q….. për kocka.
Shoh që “luftojne” Bashen enveristë të ’90-’91, tankiste të ’97, ish-funksionar të PS në vitet 97-2005, ish spiunë sigurimi, ish hajdut administrate, njerëz me zero kontribut në PD ndër vite etj.
Shoh që “ mbrojnë” Bashën enveristë, ish-spiunë sigurimi, njerëz që kanë qenë në të njëjtën qeveri me tufën e parë në vitet 2005-2013, njerëz që kanë punuar kanë votuar kane ngrenë e kanë pirë bashkë gjatë argalisjes në pushtet 2005-2013 e ziheshe nepër tavolina po t’i thoje ndonjë gjë për ata të tufës së parë, e sot disa thonë nuk i njohim e disa ju kujtojnë “bëmat” e hereshme, por që kur duhet t’ua kujtonin ishin bërë” synet” nga gjuha. Pra të dyja tufat janë pothuajse njëlloj. Të dy grupet janë pothuajse e njënjta rracë.
Dhe “ sherri” në fakt eshte se nuk durojne dot më pa pushtet, jo se po i ha meraku për shqiptarët, për Shqiperine apo për Demokratët që i mashtrojnë prej 8 vitesh, se shpejt do fitojnë “ luften” me Rilindjen!
Ne fakt kjo është “ lufte” mes “ rilindasish “ pse u shkel “rregulli” i të hipurit në karrike 8 vjet një tufe dhe 8 vjet tufa tjetër.
Tufat të tilla do të vazhdojnë të tallen me Demokratet dhe me Shqiptarët sa kohë që Shqiptaret votojnë si militantë, votojnë si tifozë, votojnë qorrazi për çdo fundërrinë qe eka fanelën e ekipit që është tifoz, ose më e keqja shesin votën për 5 lekë tek çdo ordiner që ja afron këtë çmim për t’i hipur 4 vjet në kurriz.
Ps: Partia Demokratike lindi si partia e pare kundra Partisë së Komunistave dhe ka 30 vjet që drejtohet nga komunistët ose bijtë e tyre dhe ka shpallur me shume armiq e grupe armiqësore se sa vet Partia e Punës ne 45 vite, sepse mentaliteti i tufës që ka drejtuar dhe drejton PD është po i njëjtë me atë te PPSH që po të do mender udheheqësi të duan edhe vegjelia, po je armik me mender udheheqësin të shpall dhe të sheh si armik edhe rrumbythja me i fundit në parti.