Çdo shoqëri, në çdo kohë historike, ka defektet dhe cilësitë e veta. Cilat duket se janë sot defektet tona? Tetë janë defektet tona thelbësore, në këtë kohë historike që po jetojmë. Ne shqiptarëve:

1. Na mungon qartësia në lidhje me atdheun: pa atdhe, je jetim.

2. Me mendjelehtësi, mendojmë se diku gjetkë është më mirë, dhe e kuptojmë se në Shqipëri është më mirë nga kudo, vetëm atëherë kur jemi larguar prej saj.

3. Nuk i respektojmë elitat, dhe adhurojmë njeriun e rëndomtë.

4. Dashuria për njeriun e rëndomtë, na ka hequr mundësinë e zhvillimit të madh.

5. Midis një gënjeshtre të madhe dhe një të vërtetë të vogël brenda saj, adhurojmë gënjeshtrën e madhe.

6. Nuk jemi pasionantë ndaj dogmave fetare, por i duam shumë përrallat për historinë false, dhe na magjepsin tregimet antishkencë.

7. Kemi inteligjencë të lartë, por nuk e vëmë në lëvizje atë në Shqipëri, por jashtë Shqipërisë

8. Deri tani, që nga viti 1912, të gjitha elitat politike, kanë shitur interesin kombëtar. Po cilësitë tona pozitive, cilat janë?