Protesta për UÇK-në në Tiranë nuk ishte thjesht një tubim qytetarësh, por një reagim përzemërt i të gjithë shqiptarëve kundër padrejtësive që po i bëhen komandatëve nga Gjykata Speciale. Protesta u organizua për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin e luftëtarëve të UÇK-së, për të kërkuar drejtësi dhe për të treguar se sakrifica e tyre nuk harrohet.

Pasditja e sotme në sheshin “Skënderbej” ishte një moment ku kombi u bashkua, duke treguar se çështja e UÇK-së është mbi politikën e përditshme, mbi interesat partiake.

Por në këtë moment kritik, pati një mungesë të theksuar, atë të Partisë Demokratike. Ndryshe nga gjithë shqiptarët e tjerë që u hodhën në rrugë për të mbrojtur dinjitetin e luftëtarëve të UÇK-së, PD-ja qëndroi larg, madje doli kundër protestës.

Por kjo braktisje që PD i bëri UÇĶ-së, zbuloi edhe një tjetër fakt interesant për garën e zgjedhjeve në Tiranë. Sot u tregua hapur se Florian Binaj nuk është i pavarur. Ai sot zbatoi vendimin e Sali Berishës duke mos u bashkuar në protestë.

Në momentin e parë që pati mundësinë të tregojë pavarësinë e tij, ai zgjodhi të rreshtohet hapur krah Sali Berishës dhe PD-së.

Kjo dëshmon se Binaj ka zgjedhur të jetë vartës dhe i lidhur ngushtë me urdhrat dhe interesat e Sali Berishës. Dhe kjo është në nderin e tij!

Por duhet thënë se, ai që përpiqej të krijonte iluzionin e pavarësisë, në fakt është vetëm një aktor i orkestruar, i vënë në rol për të krijuar një fasadë të rreme. Por mesa duket Berisha nuk mund ta linte të lirë në një ditë si kjo, as për të aktruar.

Kjo situatë na tregon se në politikën shqiptare nuk mund të besosh lehtë në “independencë” kur pas saj fshihet varësia nga interesat e një grupi të ngushtë.

Në fund të ditës, protesta për UÇK-në tregoi se shqiptarët e bashkuar janë të fuqishëm, ndërsa PD-ja dhe “i pavaruri” i saj Binaj u bënë simbol i ndarjes dhe varësisë nga politika e vjetër.

Shqiptarët zgjodhën UÇK, Binaj zgjodhi Berishën!