Ndoqa fjalën e Z.Berisha sot në mbledhjen me kryetarët e degëve. Nëse do e përmbledh me pika, ai tha:

-Rama vuri shtetin në shërbim të partisë së tij për zgjedhjet.

-Rama bleu pensionistët duke u dhënë shpërblim një muaj para zgjedhjeve.

-Rama fali gjobat para zgjedhjeve.

-Rama paguan mijëra patronazhistë më para publike.

-Rama përdor administratën dhe fondet publike për fushatë.

-Rama kontrollon trafikantët e drogës që blejnë vota.

-Me Ramën nuk ka zgjedhje. Rama nuk lejon zgjedhje dhe votë të lirë.

Këtë fjalim e kemi dëgjuar dhjetra herë, pas 11 majit. Dhe këto, janë thuajse të gjitha të vërteta.

Problemi është se Berisha, në cilësinë e kruet të opozitës, u thotë qytetarëve rregullisht, çdo ditë, të njëjtën gjë, se ne nuk mund ti fitojmë zgjedhjet sa të jetë Rama. Demokratët dhe opozitaristët në tërësi janë zhytur në pesimizëm se do të ketë rrotacion pushteti. Dhe këtë pesimizëm është pikërisht Z. Berisha që e ushqen më shumë se çdo kush tjetër, me këtë refren të përditshëm.

Ndërsa dëgjoja fjalimin e tij, mu kujtua një barcoletë.

Në kohën e komunzimit, një ushtarak i lartë provokon komandantin e një toge. Jemi në këto kushte:

-Anglo-amerikanët po vijnë nga ajri, me parashuta. Italianët nga deti. Jugosllavët nga Veriu dhe Grekët nga Jugu. Çfarë komande do i jepni togës?

-Toga dorëzohu – tha komandanti.

-Si dorëzohu?

-Epo nga t’ia mbaj, me lër një shteg që të tërhiqem për arsye taktike – tha komandani i shkretë.

Fryma politike dhe demokratike është vërtet dëshpëruese. Por komandanti politik nuk është aty për të thënë “toga dorëzohu se s’kemi nga ia mbajmë”. Aty duhet të jetë një lloj tjetër komandanti. Një njeri me energji të reja, me ego për karrierë e për pushtet, me vendosmëri dhe mundësi që të prodhojë frymëzim edhe atëherë kur nuk ka mjedis frymëzues.

Një komandat që ti bëjë njerëzit të besojnë se po, mund të fitojnë, edhe në të tilla kushte. Ti bëjnë të besojnë se do të ndërtojnë një qeveri ndryshe nga ajo që akuzon çdo ditë. 

Nëse kryetari vetë është i bindur se në këto kushte nuk ka zgjedhje dhe as fitore, atëherë si da ta motivosh atë fshatarin e dëshpëruar të lërë punën në serë e të vijë në protestë me ty?

Zgjedhjet e pjesshme vendore e treguan se njerëzit e dëshpëruar nuk mbështetën as atë që është, e as ty që nuk beson se mund të fitosh.