Janë të shumtë ata meshkuj që i japin fund një historie me mënyrat më të këqija të mundshme…Kjo përveçse tregon mosrespekt për njeriun që kanë kaluar kohë, gjithashtu tregon edhe mosrespekt ndaj vetes së tyre, sigurisht! Ekzistojnë në fakt 10 mënyrat më të këqija për të lënë një partnere, të cilat ne po i paraqesim nëpërmjet këtij shkrimi! Kujdes ju që e keni vendosur të ndaheni mos veproni kështu!
Kujdes!
Çdo histori që përfundon sjell zhgënjim, inat dhe vuajtje. Sidomos te femrat, nëse e lëna ka qenë ajo. Por edhe për mashkullin, që në të shumtën e raste është ai që i lë femrat, nuk është e lehtë, sepse mund të ketë qenë dashuri e vërtetë, një histori e rëndësishme ose vetëm një flirt i bukur. Në këto raste duhet pak takt, të njohësh momentin e duhur, sepse të jesh nga ana tjetër është shumë e vështirë. Fatkeqësisht shpesh ndodh që të gabohet mënyra apo momenti kur meshkujt ndahen nga femrat, edhe nëse kjo gjë ndodh qoftë për egoizëm.
Ne po ju paraqesim 10 mënyrat më të këqija të cilat absolutisht duhet t’i evitoni për t’u ndarë nga partnerja:
Duke qarë
Nëse e ke vendosur ta lësh të paktën mos e bëj këtë kur je duke qarë për t’i treguar dhimbjen tënde. Është ajo që duhet të qajë dhe ti të paktën jepi fuqi për t’u shfryrë.
Nëpërmjet “Twitter”-it dhe “Facebook”-ut
Dakord, rrjetet sociale prezantojnë të tashmen dhe të ardhmen, por të paktën ki kurajën që historinë tënde ta ndërpresësh ballë për ballë. Mos e bëj që ajo ta kuptojë që midis jush mbaroi duke ndryshuar statusin nga “i zënë” në “single” në “Facebook”.
Nëpërmjet chat-it ose e-mail-it, njësoj si më lart
Ke nevojë që t’i shpjegosh me detaje motivet që të çuan në këtë vendim dhe këtë do që ta bësh pa të ndërprerë në asnjë mënyrë. Mbase ekziston një mënyrë për të pastruar ndërgjegjen, por duhet t’i lejosh asaj të t’i thotë gjërat në sy, madje të marrësh edhe ndonjë ofendim apo shuplakë nga ana e saj.
Nëpërmjet sms-ve ose telefonit, shumë gjë e keqe
Thjesht një sms “mbaroi” nëpërmjet celularit dhe kaq… Frikacak! Pak më keq do të ishte ta bëje këtë gjë nëpërmjet telefonit ku të paktën mund të kishte një minimum diskutimi. Edhe pse, sigurisht, duhet të kesh kurajë që disa gjëra duhet t’i thuash ballë për ballë.
Duke u zhdukur
Je i vendosur që nuk e do më… dhe mendon se mënyra më e mirë është që të mos komunikosh më me të dhe as mos ta shohësh! Ndoshta ndryshon edhe numër telefoni! Ajo nuk e di përse t’i e ke vendosur këtë gjë, nëse ka gabuar në ndonjë gjë dhe nëse po, ku ka gabuar…! Pastaj mos u ankoni nëse merr hak në ndonjë mënyrë.
Tradhti ad hoc
Ti dëshiron që të çlirohesh nga ajo dhe vendos që të shpikësh ose t’i tregosh që e ke tradhtuar. Sa shumë vuajtje për atë, do ta lëndosh thellësisht dhe do ta bësh të ndihet e pasigurt dhe e brishtë.
Në publik
Sa të shëmtuara skenat përballë shumë njerëzve! Apo qëllimi juaj është që të shmangni ndonjë çmenduri të saj dhe në këtë mënyrë, zgjedh një restorant, një bar apo akoma më keq një vend të hapur. Objektivi yt është që të mposhtni zemërimin e saj…Shumë gabim! Lëreni atë të lirshme të shfryhet me ty!
Në Shën Valentin, në Krishtlindje ose në ditëlindjen e saj
Atë ditë që duhet të jetë një ditë feste, ti e shndërron në ditën më të keqe për të. Je shumë i keq, nuk mund të ishe i duruar edhe për disa orë më shumë? Apo mos ndoshta kishe impenjime të tjera për darkën? Egoist është fjala e duhur për ty!
Gjatë pushimeve
Je madje edhe inteligjent! Nëse e kishe vendosur për t’u ndarë me të pse të presësh t’ia thuash përpara se të niseni me pushime, duke shkatërruar pritshmëritë e saj dhe të hedhësh në ajër edhe një shumë të majme parash? Ajo do të nevrikoset akoma edhe më shumë dhe hakmarrja do të jetë më e madhe.
Pasi keni bërë dashuri
Deshe të argëtoheshe për herë të fundit dhe deshe gjithashtu t’i lije një kujtim të fundit. Nëse e kishe marrë këtë vendim duhet të shmangie marrëdhënien seksuale…Ajo është ndier edhe më keq, sepse sigurisht nuk e priste këtë gjë dhe ti i dhe një lloj tjetër demonstrimi.