Për familjen e Ramiz Alisë ishin 12 veta shërbëtorë dhe për të tjerat 2-3 veta. Në veçanti, për familjen Hoxha paga e këtij personeli për vitet 1988-1990 arrin në 406 mijë lekë, për familjen Alia 260 mijë lekë, për familjen Çarçani 102 mijë lekë, për familjet Çeliku, Çuko, Myftiu, Bekteshi, Isai, Marko, Murra etj. nga 70-75 mijë lekë. Paga totale e këtij personeli arrinte në 2,2 milionë lekë
Një ndër komisionet e para hetimore që u miratua nga parlamenti i parë pluralist i vitit 1991, ishte një komision për verifikimin e shpenzimeve dhe luksit të familjeve të bllokut komunist. Shifra marramendesë shpënzimesh renditen në raportin e paraqitur në parlament nga komisioni shtetëror me ekspertë të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Një ndër detajhet e këtij raporti lidhet me numrin e shërbyesve që punonin në vilën e diktatorit Enver Hoxha dhe të familjeve të tjera të bllokut komunist. Në raport spikat numiri shumë herë më i lartë i shërbëtorëve në vilat e diktatorit Enver Hoxha, ndjekur nga numri i lartë gjithashtu, në vilat e Ramiz Alisë. Shpenzimet për të mbajtur në punë dhe ushqyer këta shërbëtortë të përditshëm të udhëheqjes ishin shumë të larta për kohën. Duke pasur parasysh varfërinë ekstreme ndër shqiptarë, shifrat janë të jashtëzakonshme. Përveçse paguheshin për ti shërbyer udhëheqjes, punonjësit kishin një status të veçantë krahasuar me punonjësit e tjerë, sepse trajtoheshin me pagë më të lartë dhe me dietë ushqimore falas. Vetëm për shërbëtorët e familjes së diktatorit për një vit janë shpenzuar 406 mijë lekë të reja, ndërkohë që paga mesatare në Shqipërinë e asaj kohe ishte rreth 250 lekë të reja. Tema sjellë detaje të këtij raporti që u bë pjesë e një debati të gjërë në parlament, vjeshtën e vitit 1991.
“Në shërbim të familjeve të anëtarëve dhe kandidateve të Byrosë Politike, të Presidiumit të Kuvendit Popullor, të sekretarëve të Komitetit Qendror të Partisë dhe të disa personave të veçantë janë mbajtur dhe trajtuar me pagë e ushqime një numër i konsiderueshëm punonjësish. Për çdo familje të sipërpërmendur janë vënë në dispozicion 2-3 veta si personel shërbimi, kurse për familjen e Nexhmije Hoxhës 20 veta, për atë të Ramiz Alisë 12 veta. Për 3 vjetët e fundit paga e këtij personeli ka zënë 2,2 milionë lekë. Në veçanti, për familjen Hoxha paga e këtij personeli për vitet 1988-1990 arrin në 406 mijë lekë, për familjen Alia 260 mijë lekë, për familjen Çarçani 102 mijë lekë, për familjet Çeliku, Çuko, Myftiu, Bekteshi, Isai, Marko, Murra etj. nga 70-75 mijë lekë.
Përveç sa më sipër, shumë punonjës të Drejtorisë së Pritjes, për natyrë të veçantë shërbimi, kanë përfituar deri në 25 % shtesë page, që për 3 vjetët e fundit kjo shumë arrin në 257 mijë lekë. Personeli që shërbente brenda familjeve përfitonte përveç pagës e kësaj shtese dhe ushqime në natyrë me vleftë 7 lekë në ditë për secilin.
Për 3 vjetët e fundit shuma e llogaritur për këtë ushqim që jepej ishte 584 mijë lekë. Kjo kuotë i zbritej vleftës së ushqimeve të faturuara familjeve të ndryshme. Nga verifikimet e bëra në disa familje, personeli ka deklaruar se ata nuk kanë konsumuar faktikisht kuotën e caktuar, ndonëse shuma është zbritur nga vlefta e faturave të ushqimeve të familjeve të privilegjuara”, theksohet në raport./TemA
