Astrologia e njohur, Meri Shehu, ka zbuluar mëngjesin e sotëm shenjat e horoskopit më trokë të këtij muaji.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, Meri Shehu u shpreh:

Demët e shkretë. Duket se Demët e nisin mëngjesin me çështjet, me bilancet ekonomike. Është shenja më ekonomike e mundshme. Kanë qenë trokë apo do jenë trokë? Ka dy diferenca.

Që kanë qenë trokë, kanë qenë shumica, sepse ka qenë Afërdita planeti i ekonomisë retrogradë. Gjithë gushti ka qenë i kundërt. Kjo do të thotë që këto shenjat e zjarrit që shpenzojnë shumë, kanë pasur vështirësi për të menaxhuar shpenzimet e tyre. I kanë shpenzuar të gjitha kur i thonë.

Demi është Tokë por Afërdita është planeti që e udhëheq Demin, mos t’a harrojmë këtë gjënë. Tani varet ku i kanë pasur shpenzimet Demët, por në përgjithësi shenjat e zjarrit, domethënë Luanët, Dashët dhe Shigjetarët, kanë shpenzuar ndoshta më shumë ose gabimisht dhe bilanci nuk u ka dalë mirë.

Por jo që nuk kanë pasur mundësi që të kenë, duhet t’a sqarojmë këtë. Se Afërdita në Luan, nuk është shenjë që nuk jep, jep. Afërdita është e bukur me Luanin, se Luani është madhështor, është mbret. Tregon pasuri, tregon dominancë.

Demët të shikojnë se çfarë bëhet nga sot, kush do jetë trokë. Se gjithë gushtin shpenzimet ishin jo të menaxhueshme mirë. Ti merrnin lekët nga kuleta themi, në kuptimin që edhe ti e kishe aty, por të nesërmen bije në qejfin për të shpenzuar. Dhe thashë se shenjat e zjarrit e menaxhuan më keq. Pra Luanët, Shigjetarët dhe Dashët janë me minuse të mëdha, e kanë nisur me minus. Kjo nuk do të thotë se kanë qenë me minuse edhe Peshoret, sepse udhëhiqen nga Afërdita.

Tani Jupiteri që është planeti i drejtpërdrejtë ekonomik që është në Dem, është kthyer nga dje retrogradë. Kjo do të thotë që për të gjithë do të jetë një periudhë e vështirë, deri në fund të vitit. Për Demët nuk ka më qofte te daja, e thashë.