Shkencëtarët britanikë sugjerojnë se femrat mund të bëjnë zgjedhje të pasakta, sidomos në lidhje me partnerët, kur janë në kulmin e ciklit të tyre menstrual.

Sipas studiuesve, periudha e ovulacionit, e cila ndodhe rreth ditës së 14 të ciklit, ndikon ndjeshëm në preferencat e femrave dhe zgjedhjet që ato bëjnë.
Një eksperiment ka treguar se gjatë ovulacionit, femrat janë më të prira të tërhiqen nga “djemtë e këqij” dhe jo nga ata që janë më të besueshëm. Kjo është për shkak të një ndryshimi hormonal që ndikon në vlerësimet dhe vendimet e tyre.

Po ashtu, gjatë këtyre ditëve, ato tendencojnë të vishen në mënyrë më provokuese dhe të përdorin më shumë stoli, në krahasim me ditët e tjera të ciklit, kur ato janë më të qeta dhe më të vendosura.
Shkencëtarët theksojnë se këto ndryshime janë pasojë e erupseve hormonale dhe se gjithashtu ndodhin ndryshime edhe në mënyrën se si femrat shprehin zërin e tyre, i cili mund të jetë më pak tërheqës gjatë ciklit.

Prandaj, sipas studiuesve, është e rëndësishme që femrat të jenë të vetëdijshme për ndikimin e ciklit të tyre menstrual në vendimet dhe zgjedhjet që bëjnë.