Besoj se e dini ndjenjën kur ktheheni në shtëpi pas një dite të gjatë dhe shihni fytyrën tuaj të lodhur, të thatë dhe të përgjumur? Sipas ekspertëve, fajtor i vërtetë nuk është stresi apo puna, por udhëtimi juaj i përditshëm!
Dr. Kevita Bains, estetistja klinike në “Revive Clinic”, shpjegon se orët e kaluara në autobus, tren apo makinën tuaj ekspozojnë lëkurën ndaj ndotjes, rrezeve UV dhe ajrit të ricikluar, duke dobësuar barrierën natyrale të saj. Kjo mund të shkaktojë thatësi, puçrra dhe madje plakje të parakohshme.
Ja 7 mënyra që udhëtimi mund të dëmtojë lëkurën tuaj, dhe si t’i shmangni ato:
1. Ndotja e ajrit – grimcat e vogla depërtojnë në lëkurë dhe shkaktojnë inflamacion. Trajtimi: pastrim i thellë dhe krem hidratues.
2. Rrezet UV pas dritares – edhe pas xhamit, UVA dëmton lëkurën. Trajtimi: SPF50+ çdo mëngjes dhe vitamina C.
3. Djersitja dhe poret e bllokuara – miksimi me papastërti shkaktojnë puçrra. Trajtimi: pastrim i dyfishtë dhe trajtime si HydraFacial.
4. Dehidratimi – uji i pakët gjatë ditës lë lëkurën të thatë dhe të dobët. Trajtimi: konsumoni 2–3 litra ujë dhe përdorni produkte hidratimi gjatë udhëtimit.
5. Stresi i përditshëm – trupi prodhon kortizol që shkakton inflamacion dhe shpërthime aknesh. Trajtimi: krem për barrierën dhe mos prekni fytyrën.
6. Mos pastrimi pas udhëtimit – mbetjet e ditës dobësojnë barrierën e lëkurës dhe shkaktojnë plakje të parakohshme.
7. Ajri i thatë i kondicionerit – shkatërron hidratimin natyral. Trajtimi: përbërës humektantë si acidi hialuronik dhe glicerinë.
Ekspertët paralajmërojnë se edhe udhëtimet më të shkurtra mund të kenë pasoja serioze për lëkurën tuaj, prandaj, kujdesi i përditshëm nuk është opsional.
