Nëse një shishe verë zhduket shumë shpejt pasi e hapni, fajin mund ta kenë gjenet tuaja.
Sasia e verës që dikush merr në një javë ndikohet ndjeshëm nga gjenet e tyre, sugjeron studim, shkruan DailyMail.
Studiuesit panë analizat gjenetike për pothuajse 3.4 milionë njerëz, të cilët u pyetën se sa pije alkoolike konsumonin mesatarisht në një javë. Për ata me prejardhje evropiane, 10 për qind e njerëzve me rezultatin më të lartë gjenetik të lidhur me pirjen e alkoolit konsumojnë më shumë se shtatë pije në javë mesatarisht.
10 për qind e njerëzve me rezultatin më të ulët gjenetik pinin mesatarisht më pak se katër pije në javë.
Profesor Dajiang Liu, një bashkautor i studimit, nga Universiteti Penn State, tha: “Sa shumë pini mund të mos varet tërësisht nga fakti nëse keni pasur një ditë stresuese, ose sa e mirë ka shija e verës në frigorifer – gjenet, luajnë një rol të rëndësishëm të pjesshëm. Këto gjetje mund të ndihmojnë gjithashtu për të shpjeguar pse ka disa njerëz që janë gjithmonë të gatshëm të shkojnë në një bar për një pije, ose të gatshëm të hapin një shishe verë. Megjithatë, ne nuk mund të fajësojmë plotësisht gjenet tona, pasi sjellja është shumë e rëndësishme në sjelljet e pijes, dhe është gjithmonë e mundur që njerëzit të vendosin të reduktojnë alkoolin dhe të bëjnë një jetë më të shëndetshme.”
Njerëzit kanë rreth 20,000 gjene, në pothuajse çdo qelizë të trupit të tyre.