alieni i vogelQëkurse ishte zbuluar rreth 10 vite më parë, një trup mikro-njerëzor i imët me kokë të madhe dhe me gjatësi 15 cm, kishte ngjallur kuriozitetin e shkencëtarëve, pasi ishte i ngjashëm me parafytyrimet e gjithhershme të njerëzimit për vizitorët nga planetët e tjerë.


alieni i vogel 1


Megjithatë, analizat biologjike në të cilat u përfshinë edhe ekspertë të çështjeve të hapësirës, treguan se krijesa e çuditshme e zbuluar në vitin 2003 në shkretëtirën e Atakamës, në Meksikë është në fakt qenie njerëzore.


alieni i vogel 2


Përfundimet e analizave u servirën në një dokumentar të titulluar “Sirius” ku shkencëtarët argumentojnë me fakte se përse qenia 15 centimetër e gjatë është një humanoid.


alieni i vogel 3


Që nga koha kur është zbuluar ka pasur spekulime rreth origjinës së tij; disa teori thoshin se skeleti i përkiste një fetusi të abortuar, një majmuni të porsalindur apo ndoshta edhe një alieni që ishte përplasur në Tokë.


Sipas mediave kiliane, mikro-njeriu u gjet më 19 tetor të vitit 2003 në shkretëtirën Atakama, pranë një kishe të braktisur. Krijesa iu dorëzua shkencëtarëve për studime. Trupi me gjatësi 15 cm kishte ngjyrë të errët, ishte i hollë dhe ndryshe nga trupi i njeriut kishte vetëm 9 brinjë, ndërsa dyshimi kryesor që e lidhte atë me një krijese aliene ishte koka shumë e madhe në raport me përmasat e imëta të trupit.


alieni i vogel 4


alieni i vogel 5


 


Pas analizave të hollësishme me rreze X, skanerëve të ndryshëm dhe analiza të ADN, shkencëtarët konkluduan se bëhet fjalë për një mutacion shumë të rrallë të një mashkulli që ka jetuar jo më shumë se sa 6-8 vite nga lindja dhe se ADN e krijesës misterioze përputhet me ADN-në njerëzore.


Ata hodhën poshtë mundësinë që krijesa të ishte një majmun i vogël i porsalindur, ndërsa nuk gjetën asnjë gjurmë jashtëtokësore në krijesën e vogël, metabolizmi i të cilës sipas tyre ishte plotësisht i zhvilluar, pasi dikur kishte marrë frymë normalisht, ishte ushqyer dhe kishte pirë.


Tashmë, ajo që duket më interesante dhe e mistershme për shkencëtaret lidhet me faktin se sa mund të kenë qenë përmasat e tij në momentin që ka ardhur në jetë?!


24 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)