Hulumtuesit gjermanë do t’i japin një grupi njerëzish 1080 euro në muaj si pjesë e një eksperimenti social për të parë nëse kjo shumë bazike universale është e mjaftueshme.
Në studim do të marrin pjesë 120 persona, të cilëve do t’u jepen paratë në cash për të parë se si shpenzohet kjo sasi parash.
Gjithashtu do të monitorohen për të parë nëse sjellja e tyre dhe zakonet ndryshojnë.
Një grupi tjetër prej 1380 personash nuk do t’u jepet para, e megjithatë sjelljet e zakonet e tyre do të monitorohen gjithsesi, për të parë krahasimin.
Eksperimenti, i cili është duke u financuar nga një institut ekonomik i quajtur “Të ardhurat e mia themelore”, do të zgjasë për tre vjet.
Studimin vjen ndërsa mbështetja publike për skemat themelore të të ardhurave po rritet në të gjithë Evropën, në mes të pandemisë Coronavirus.
Spanja tashmë ka njoftuar planet për të prezantuar një skemë për të filluar rimëkëmbjen e ekonomisë së saj, ndërsa një studim i fundit tregoi se 55 përqind e gjermanëve e mbështesin idenë.
Një studim i ngjashëm në Mbretërinë e Bashkuar në maj tregoi mbështetje në 51 përqind të popullatës.