Sipas një studimi të ri, burrat kanë më shumë gjasa të qëndrojnë besnikë ndaj berberit të tyre sesa ndaj partneres. Mesatarisht, burrat qëndrojnë me të njëjtin berber për më shumë se 7 vjet, ndërsa një lidhje romantike zgjat mesatarisht më pak se 3 vjet. Besnikëria në karrigen e berberit është e thellë, shpesh e ndërtuar mbi vite besimi, qëndrueshmërie dhe familjariteti. Ekspertët thonë se lidhja mes një burri dhe berberit të tij buron nga ndjenja e rehatisë dhe besueshmërisë.
Ndryshe nga marrëdhëniet romantike, këtu mungon drama apo ndërlikimet emocionale. Berberët shpesh bëhen pjesë e rrethit të ngushtë të një burri, duke njohur preferencat e tij më mirë se kushdo tjetër. Ky studim viral ka ndezur debate online, disa e shohin si një këndvështrim humoristik për sjelljen mashkullore, ndërsa të tjerë si një koment më të thellë mbi marrëdhëniet moderne.
Sipas një studimi të “Insee”, marrëdhëniet e dashurisë zgjasin mesatarish 4.2 vite, një kohëzgjatje që vjen gjithnjë e më shumë në rënie në dekadat e fundit. Terapisti Jeff Guenther, përballë këtij fakti ka identifikuar tre shkaqet kryesore të ndarjeve, përkatësisht tek “Gjenerata Milenial”. Këto faktorë shpesh të heshtur, mund të bëjnë të ndjeshëm edhe çiftet më bashkëpunëtorë mes njëri-tjetrit.
Rikujtojmë se hetuesi privat britanik Paul Jones ndau së fundmi të dhëna specifike që fsheh telefoni i partnerit tuaj, të cilat janë një shenjë e sigurt se po ju tradhton. Nëse tundoheni të lexoni fshehurazi bisedat e partnerit tuaj në aplikacione si WhatsApp dhe Snapchat, opsione të njohura për tradhtarët, emojit e rastësishëm dhe që duken të pafajshëm mund të jenë një shenjë e qartë se partneri juaj nuk po ju qëndron besnik.
“Në sipërfaqe, mund të duket e pafajshme, por zakonisht ka një kuptim më të thellë. Njerëzit e kanë përdorur emojin e kroasanit si një mënyrë për të thënë ‘le të takohemi për mëngjes’ ose emojin e shkronjës si një mesazh delikat të tipit ‘më shkruaj kur të jesh i lirë’”-tha ai për The Sun. Para se të filloni të panikoseni, përdorimi i herëpashershëm i këtyre emojive mund të mos thotë shumë, por nëse shumica e mesazheve tuaja i përfshijnë ato, ka shumë të ngjarë që të keni të bëni me një partner jobesnik.





