Ceremonia
Një turmë e madhe admiruesish përshëndeti aeroplanmbajtësen britanike “Ark Royal”, ndërsa anija, dikur flamurmbajtësja e flotës së mbretëreshës, u largua nga porti i saj në Portsmuth për herë të fundit. Ajo u nxor në “pension” në vitin 2010, kur Britania e Madhe e pa të pamundur të vijonte të mbante një flotë të madhe në kushtet e krizës dhe u shit në Turqi për skrap. Udhëtimin e fundit aeroplanmbajtësja do ta kryejë e tërhequr nga një anije tjetër. Vlera e saj për skrap bashkë me motrën e saj “Invincible”, ishte 2.9 milionë paund. Këto nëndetëse kryen shërbim në Bosnjë, si dhe gjatë pushtimit të Irakut më 2003-shin. Avionët “Harrier”, që dikur fluturuan nga aeroplanmbajtësja “Ark Royal”, u nxorën në “pension” në vitin 2011 dhe u shitën për pjesë këmbimi në SHBA.
Britania do të prodhojë një lloj të ri aeroplanmbajtëseje, por kjo gjë do të ndodhë vetëm pas dhjetë vjetësh. Britania vendosi ta shesë anijen për skrap, pasi ofertat e tjera si ndërtimi i një klubi në Hong-Kong, u konsideruan si të rrezikshme.