Rojet e sigurisë ndaluan një njeri në Egjipt pasi ai u përpoq të godisje presidentin e Iranit Mahmoud Ahmadinexhad me këpucë ndërsa ai po vizitonte një xhami në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro. Pamjet nga incidenti paraqesin që burrë që bërtet “burracak” para se të qëllojë.
Nuk është e qartë motivi, por disa media raportojnë se “atentatori” po protestonte kundër mbështetjes së Iranit për qeverinë e Sirisë.
Ahmadinexhat është udhëheqësi i parë i Iranit që viziton Egjiptin që nga viti 1979. Goditja me këpucë konsiderohet një fyerje e madhe në botën arabe.
Ahmadinexhad po merr pjesë në një samit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, një grupim jo shumë i fuqishëm ku marrin pjesë 57 vende me popullatë përgjithësisht myslimane.
Presidenti i ri i Egjiptit Mohammed Morsi, i cili ka rrënjë islamike, është përpjekur të ndjekë një politikë të jashtme të pavarur nga SHBA dhe ka vizituar Teheranin vitin e kaluar.
“Atentatori” u arrestua nga policia, ndërkohë që një turmë protestuesish mbante parrulla kundër presidentit të Sirisë.