Gjatë ndeshjes së futbollit Algjeri-Libi, të vlefshme për eliminatoret e Kupës së Afrikës, skuadra mikpritëse është befasuar kur ka parë të kishte një mbështetëse si Aisha Gheddafi, vajza e vetme e Kolonel Muammar Gaddafi.


Aisha, për ti shpëtuar kryengritësve libian është transferuar në Algjeri, duke arritur të marrë azil politik, me kusht që të qëndrojë në heshtje, për të mos krijuar probleme me qeverinë e re të Tripolit. Mesa duket koha e shkurtër e kaluar në Algjeri dhe ngjarjet politike në atë që ishte atdheu i saj, kanë shtyrë Aishan, të ndërrojë skuadër.


17 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)