Profesori dhe doktori i shkencave bujqësore, Zef Gjeta, ka folur ditën e sotme për vetitë çudibërëse të çajit të hudhrës. Ai ka treguar vetitë e tij kurative, të cilat ndihmojnë organizmin tonë. Gjithashtu, ka zbuluar edhe recetën se si përgatitet.

“Është i njohur prej kohëve shumë të lashta përdorimi i hudhrës, si në përdorim në gjendje të freskët ashtu edhe me gatime të ndryshme.

Mirëpo, me kalimin e kohës, njeriu filloi të përdorë edhe çajin e hudhrës. Është e njohur, vetia e hudhrës si antibakterial, si antimyk dhe antiviral dhe përdorimi i saj i gjerë.

Po në këtë rast përdorimi i çajit të hudhrës ndikon mjaft mirë si në punën e organeve kryesore të trupit të njeriut siç janë organet e tretjes, qarkullimit të gjakut, ku përfshihet zemra, mëlçia, por në një farë mënyrë ndikon edhe në një zbutje të lehtë të kolesterolit dhe për pasojë duke marrë parasysh të gjitha këto rrethana.

Për të gjitha këto veti pozitive, përdorimi i hudhrës si çaj është me rëndësi.