Hëna e parë e shtatorit sjell energji të reja, por jo të gjithë do ta ndiejnë në të njëjtën mënyrë.

Disa shenja do të nisin muajin me optimizëm, mundësi të reja dhe dashuri në rritje, ndërsa të tjera do të përballen me sfida, tensione apo vendime të vështira.

Ja cilat janë shenjat që shkëlqejnë dhe cilat duhet të bëjnë kujdes në këtë fillim muaji.

3 shenjat më me fat:

Luani

Luani hyn në shtator me një qiell të ndritshëm. Në punë do të marrësh vlerësime të dukshme dhe mundësi për t’u dalluar, ndërsa në dashuri pasioni ndizet fuqishëm. Beqarët kanë shanse të takojnë dikë që i lë pa fjalë, ndërsa çiftet përjetojnë momente të nxehta afërsie. Energjia është e lartë dhe shëndeti i mbështet. Kujdes vetëm të mos e teprosh me impulsivitetin: urtësia në komunikim do të të ndihmojë të ruash balancën.

Shigjetari

Optimisti i zodiakut është ndër më me fat në këtë fillim muaji. Hëna dhe ndikimet e tjera planetare i japin Shigjetarit guxim, sharm dhe dëshirë për aventura të reja. Projektet profesionale marrin hov, sidomos ato që lidhen me udhëtime, njohje të reja apo bashkëpunime ndërkombëtare. Në dashuri rikthehet harmonia: çiftet planifikojnë gjëra të bukura, beqarët kanë takime të papritura që mund të shndërrohen në histori të veçanta. Energjia është në maksimum, e vetmja këshillë është të mos shpërhapesh në shumë drejtime.

Peshqit

Peshqit përjetojnë një ditë të mbushur me frymëzim dhe ndjeshmëri pozitive. Intuita i udhëheq dhe i ndihmon të dallojnë mundësi të fshehura si në dashuri, ashtu edhe në punë. Partneri apo një person i ri do t’u japë emocione të thella dhe sinjale të qarta ndjenjash. Në punë, krijimtaria është arma më e fortë dhe projektet afatgjata marrin drejtim të qëndrueshëm. Shëndeti mbetet i mirë, por është e rëndësishme të kombinohet aktiviteti mendor me pushim dhe meditim.

3 shenjat më me pak fat:

Dashi

Edhe pse Dashi nis muajin me energji, presioni i lartë dhe dëshira për të kontrolluar çdo gjë mund të sjellë tensione. Në punë shfaqen vonesa ose keqkuptime që testojnë durimin. Në dashuri ka afrim, por vetëm nëse lëshon pak terren dhe shmang imponimin. Kujdes me shëndetin: lodhja dhe mungesa e gjumit mund të të kushtojnë. Ky është momenti për të balancuar forcën me maturinë.

Peshorja

Peshorja ka dëshirë për harmoni, por përballë saj qëndrojnë disa keqkuptime të vogla në marrëdhënie. Në dashuri, single-t janë të hapur ndaj njohjeve, por rrezikojnë t’i idealizojnë gjërat. Në punë, diplomacia i shpëton situatat, por duhet më shumë vendosmëri për të mos humbur raste të rëndësishme. Shëndeti është në rregull, por stresi mendor mund të të lodhë. Është dita për të vendosur kufij të qartë mes asaj që do ti dhe asaj që presin të tjerët.

Akrepi

Për Akrepin dita është e mbushur me intensitet. Pasioni është i fortë, por edhe xhelozia rrezikon të sjellë përplasje. Në marrëdhëniet në çift kërkohen sqarime të domosdoshme, ndërsa beqarët mund të ndihen të tërhequr pas dikujt që i turbullon më shumë sesa i qetëson. Në punë, shfaqen sfida që e vendosin në provë durimin. Shëndeti kërkon shkarkim të stresit, përndryshe rrezikon tension të tepërt. Akrepi duhet të mësojë të kanalizojë emocionet për të mos i kthyer ato në barrë.