Një apartament në Britani të Madhe që po lëshohet me qira për 1000 euro, me gjasë ka tualetin më të vogël në këtë shtet për faktin se nga vaska në VC mund të kalojnë vetëm ata me këmbët më të holla. Apartamenti në Edinburg të Skocisë, ka hapësirë të mjaftueshme në dhomën e ndenjes, të gjumit dhe në kuzhinë, por tualeti nuk është edhe aq i madh.

Apartamenti është bërë viral në rrjetet sociale. Deri më tani nuk dihet nëse dikush e ka marrë më qira, por një gjë është e sigurt që të gjithë ata që duan ta shfrytëzojnë duhet ta dinë për “sekretin” e tualetit.