Hulumtimet e reja kanë zbuluar se temperaturat e ftohta ulin imunitetin në hundë dhe na bëjnë më të ndjeshëm ndaj viruseve.
Një rënie e temperaturës së indit të hundës prej vetëm 5°C reduktoi përgjigjen imune pothuajse përgjysmë. Gjetjet ndihmojnë në shpjegimin se pse jemi më të prirur për t’u ftohur dhe grip gjatë dimrit, teksa vitamina C dhe masat e larjes së duarve mund të na mbrojnë nga ftohjet e zakonshme.
Si hyjnë viruset në hundë?
Grimcat e virusit hyjnë në hundë në dy mënyra: përmes nuhatjes ose prekjes së drejtpërdrejtë.
Pasi grimcat e virusit hyjnë brenda, qelizat në zgavrat tona të hundës aktivizohen me shpejtësi për të filluar nxjerrjen e tyre. Megjithatë, gjetjet e studimit të ri tregojnë se temperaturat më të ftohta dëmtojnë ndjeshëm këtë përgjigje imune.
Përveç vitaminës C, mund t’ju mbrojnë nga sëmurja:
Mbajtja e një maskë për fytyrën me cilësi të lartë (veçanërisht në hapësira të mbushura me njerëz)
Mbulimi i gojës gjatë teshtitjes ose kollitjes
Izolimi kur sëmuremi