Kthesë e rëndësishme për tre shenja horoskopi, që më në fund vendosin të lënë pas ankesat, pasiguritë dhe pritjen e gjatë që i ka çuar në zvarritje.

Virgjëresha

Prej kohësh kjo shenjë ndien se ka ngecur në të njëjtin vend, duke menduar vazhdimisht për atë që nuk funksionon. Por tani, pas shumë reflektimesh dhe ndoshta edhe zhgënjimeve nga njerëzit e afërt, Virgjëresha kupton se është momenti të marrë kontrollin e jetës së vet.

Energjia e Mërkurit me Jupiterin i ndihmon të organizojnë mendimet, të bëjnë plane konkrete e të marrin vendime që i afrojnë me jetën që duan. Do të heqin dorë nga zakoni për të pritur që dikush tjetër t’u realizojë ëndrrat.

Akrepi

Kjo shenjë e ka ndier prej kohësh lodhjen emocionale që vjen nga negativiteti dhe ndjesia se asgjë nuk po ndryshon. Por këtë herë diçka ndryshon brenda tyre.

Akrepët kuptojnë se nuk mund të vazhdojnë të rrinë në të njëjtin vend duke u ankuar për jetën. Sapo e kuptojnë se ndryshimi fillon nga vetja, gjithçka nis të lëvizë. Kjo është periudha kur mund të marrin një vendim të madh e të lënë pas diçka toksike.

Shigjetari

Me Jupiterin, planetin e tij udhëheqës, në lidhje të fortë me Mërkurin, kjo shenjë ndien një shtysë të jashtëzakonshme për të lëvizur, për të vepruar dhe për të ndryshuar në jetë.

Kur gjërat nuk ecin, zakonisht e di shumë mirë se arsyeja është se kanë qëndruar gjatë në vendnumëro. Tani, Shigjetarët marrin përgjegjësi, rifitojnë motivimin e vendosin t’i japin jetës drejtimin e duhur. Pikërisht kështu iu nis ndryshimi.