Një aplikacion i ri i quajtur BeReal po e kthen autenticitetin sërish në peizazhin e mediave sociale.
BeReal fillimisht u lançua në dhjetor 2019 nga themeluesi francez dhe ish-punonjësi i GoPro Alexis Barreyat, sipas TechCrunch.
Firma e inteligjencës së aplikacioneve Apptopia raportoi në gusht se BeReal është shkarkuar më shumë se 43 milionë herë që nga krijimi i tij dhe deri më sot, ka rritur bazën e saj të përdoruesve me 315%.
Aplikacioni për publikimin e fotove i nxit përdoruesit një herë në ditë të postojnë një foto të diçkaje që po bëjnë pikërisht në atë moment dhe koha është me sa duket, krejtësisht e rastësishme.
Kamera do të shkrepë një foto nga kamera e përparme dhe e pasme e smartfonit tuaj, duke shkrepur nga të dyja brenda pak sekondave.
Përdoruesit kanë dy minuta për të postuar në kohë, gjë që do të zhbllokojë mundësinë për të parë postimet e miqve të tyre; por përdoruesve u jepet mundësia të postojnë më vonë, gjithashtu.