Skandalet duket se nuk kanë për ta lënë rehat ish-presidentin shumë të dashur të amerikanëve, Bill Clinton. Pas çështjes së nxehtë të Monica Lewinski, që e vuri në shënjestër të mediave për një kohë të gjatë ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ja ku vjen edhe ‘skupi’ i radhës. Bill Clinton, bashkëshorti i sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton shfaqet në një foto shumë miqësore me dy pornostare.
Fotoja është realizuar në Montekarlo, ku ish-presidenti i SHBA-ve kishte shkuar për të marrë pjesë në një mbrëmje bamirësie dhe në të duket Bill Clinton i rrethuar nga tri vajza, dy prej të cilave rezultojnë të jenë aktore të filmave porno, madje njëra prej tyre, Brooklyn Leigh, është vlerësuar gjatë vitit 2012 me çmimin ‘Oscar’ në porno.
Fotoja është postuar nga njëra prej vajzave në rrjetin social ‘Twitter’, gjë që ka sjellë pa diskutim reagimin e shumë njerëzve, por ende nuk dihet si do të reagojë këtë radhë familja Clinton, e cila duket se është përsëri në ‘telashe’ për shkak të Bill.
25 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)