vajzaNjë 23-vjeçare braziliane, e lindur pa gjuhë, ka nisur të flasë dhe të ushqehet normalisht fal një trajtimi të padëgjuar më parë. Lajmi është bërë i ditur nga mjekët e Universitetit Brasilia, të cilët kanë sqaruar se Auristela Viana da Silva vuan nga një sëmundje e lindur, tepër e rrallë, e njohur si aglossia e izoluar kongjenitale.


Personat e prekur nga kjo sëmundje zakonisht nuk kanë jetëgjatësi. Por vajza, fal këmbënguljes dhe kujdesit të nënës dhe mjekëve, arrin të përtypë ushqime dhe të flas, megjithëse me shumë vështirësi. Mjekët kanë krijuar enkas për të një sistem inovativ, që përbëhet nga një aparaturë për nofullën, të ngjashme me atë që përdoret për trajtimin këmbëve të amputuara. Vajza studion për t’u bërë infermiere dhe bën një jetë normale.


17 janar 2013 (gazeta-Shqip.com)