Një yll i vërtetë kinemaje, i denjë për ‘Oskar’, por që vjen nga mbretëria e kafshëve, sfidon me inteligjencën dhe aftësitë e tij impresionuese.


Një video që qarkullon në ‘You tube’ tregon se si një kafshë e vogël ka aftësinë jo vetëm ta kuptojë me përpikëri pronarin e vet, por edhe t’i bindet atij duke u shtirur sikur ngordh në momentin që i zoti i tij shtiret sikur e qëllon me një armë. Videoja ka qenë super e klikuar në ‘You tube’ me më shumë se 100 000 mijë vizitorë, pasi pamjet janë me të vërtetë shumë të këndshme. Më mirë shihini vetë që të bindeni…


30 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)