Në mesin e çajrave bimorë më pak të njohur, por me potencial të madh për shëndetin, renditet çaji i gjetheve të ullirit. I përgatitur nga gjethet e pemës së Olea europaea, kjo pije përdorej që në lashtësi në zonat mesdhetare si një kurë natyrale për një sërë problemesh shëndetësore.
Pse konsiderohet i veçantë?
1. Ndihmon në uljen e tensionit të gjakut
Përbërësit aktivë, si oleuropeina, mund të kontribuojnë në relaksimin e enëve të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit, duke ndihmuar në stabilizimin e presionit arterial.
2. Mbështet sistemin imunitar
Çaji ka veti natyrale antibakteriale dhe antivirale, që ndihmojnë organizmin të përballet më mirë me infeksionet sezonale.
3. Rregullon nivelin e sheqerit në gjak
Disa studime sugjerojnë se ekstrakti i gjetheve të ullirit mund të ndihmojë në stabilizimin e glukozës, duke përmirësuar ndjeshmërinë ndaj insulinës.
4. Antioksidant i fuqishëm
I pasur me antioksidantë, ai lufton radikalet e lira dhe ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet dhe plakja e parakohshme.
Si përgatitet?
Zieni 1 lugë çaji me gjethe të thata ulliri në 250 ml ujë për rreth 10 minuta. Më pas kullojeni dhe konsumojeni 1–2 herë në ditë, sipas dëshirës.
Personat që marrin medikamente për tensionin e lartë ose diabetin duhet të konsultohen me mjekun përpara përdorimit të rregullt, pasi mund të ndikojë në efektin e barnave.
Një pije e thjeshtë, me rrënjë të lashta dhe përfitime të shumta, ndoshta sekreti mesdhetar që ja vlen ta provoni.


