Në epokën e rrjeteve sociale, për shumë çifte postimet janë bërë një mënyrë për të shprehur dashuri, për të ndarë momente të veçanta dhe për të treguar publikisht lidhjen.

Por çfarë ndodh kur partneri juaj nuk poston asnjëherë për ju? Shumë njerëz e justifikojnë këtë sjellje me “privatësinë”, por ekspertët thonë se nuk është gjithmonë kështu.

Sipas psikologëve të marrëdhënieve, mungesa e postimeve për partnerin mund të ketë disa kuptime:

Mungesë prioriteti

Nëse dikush ndan çdo aspekt të jetës së tij në rrjete sociale, por shmang me kujdes partnerin, kjo mund të tregojë se lidhja nuk ka vendin që duhet në jetën e tij.

Frikë nga angazhimi publik

Për disa persona, postimi i partnerit shihet si një hap serioz dhe i dukshëm i lidhjes. Hezitimi për ta bërë këtë shpesh reflekton pasiguri ose mungesë gatishmërie për t’u përkushtuar.

Mbajtja e opsioneve të hapura

Disa zgjedhin të mos postojnë partnerin për të mos “mbyllur dyert” ndaj vëmendjes së njerëzve të tjerë. Ky është një sinjal alarmi për çdo marrëdhënie.

Dinamikë personale e marrëdhënies

Ndonjëherë, mungesa e postimeve nuk lidhet fare me publikun, por me mënyrën si partnerët e shohin intimitetin. Në këto raste, ajo që ka rëndësi është komunikimi i hapur dhe mirëkuptimi reciprok.

Ekspertët theksojnë se çelësi nuk është në numrin e postimeve, por në ndjenjën e sigurisë dhe përfshirjes që partneri ju jep në jetën e tij.

Nëse mungesa e postimeve ju bën të ndiheni të pavlerësuar, është e rëndësishme ta shprehni hapur dhe të kuptoni arsyet që fshihen pas këtij veprimi.

Në fund të fundit, rrjetet sociale janë vetëm një reflektim i pjeshëm i realitetit. Por kur “privatësia” përdoret si justifikim i përsëritur, shpesh fshihet diçka më shumë se kaq.