Fakti që insektet jetojnë në shtretërit dhe jastëkët tanë tingëllon vërtet frikshëm. Por është e vërtetë. Këto insekte mikroskopike, sado të vogla të jenë, mund t’jua nxijnë jetën

Me avancimin e teknologjisë, ekspertët po zbulojnë mënyra të reja për të luftuar kundër këtyre krijesave që mund të shkaktojnë edhe alergji.

Ne kemi përgatitur disa këshilla për ju që mund t’ju ndihmojnë t’i eliminoni këto krijesa të vogla të bezdisshme: A ju kujtohet hera e fundit që keni larë jastëkët apo mbulesën e krevatit? Nëse përgjigjja është jo, për ju kemi lajme të këqija. Pra, hulumtimi i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar tregoi se insektet, mikrobet dhe qelizat e vdekura të lëkurës pëlqejnë të vendosen rehat në krevatin tuaj.

Është koha për një lloj tjetër veprimi në dhomën tuaj të gjumit:

Dritaret

Tenjat, bakteret dhe myku pëlqejnë kushtet e lagështa dhe të ngrohta që favorizojnë shumimin e tyre. Për këtë arsye duhet të ajrosni dhomën rregullisht, çdo ditë për të paktën dhjetë minuta, në mënyrë që ajri i pastër të qarkullojë dhe të mbajë dhomën të thatë. Krevati është një vend ngrohtësie, rehatie dhe sigurie dhe pothuajse të gjithë kanë të paktën një jastëk në shtrat. Kur e shikoni, ndoshta duket krejtësisht i pastër, por nëse do ta shikonit në mikroskop, do të kinit çfarë të shihnit. Çdo krevat, duke përfshirë edhe jastëkun, është i mbuluar me miliona mikroorganizma – tenja.

Jastëkët

Imagjinoni se çfarë mund të shtresohet në jastëkun tuaj me kalimin e kohës. Flokët, kremi dhe djersa janë sigurisht disa nga përbërësit e rregullt që jastëku juaj thith çdo natë. Shumica e jastëkëve mund të lahen në rrobalarëse, por gjithsesi kontrolloni udhëzimet në etiketë përpara se t’i lani. Nuk është e nevojshme t’i lani aq shpesh sa çarçafët, mjafton t’i lani një herë në vit

Çarçafët

Shumica e njerëzve i ndërrojnë çarçafët një herë në muaj, por kjo as përafërsisht nuk mjafton! Çarçafët duhet të ndërrohen çdo dy javë, por nëse jetoni me një partner, çarçafët ndërroni më shpesh. Sigurohuni që t’i lani në 60 gradë për të shkatërruar të gjitha bakteret.

Dysheku

Dysheku është një vatër jashtëzakonisht pjellore për tenjat që mund të shkaktojnë alergji dhe astmë. Dysheku duhet të pastrohet me fshesë me korrent të paktën dy herë në vit.

Dyshemeja

Pastrojeni një herë në javë, por mos harroni të përdorni fshesën me korrent për të arritur në qoshet dhe pjesën poshtë shtratit – vende ku tenjat më shpesh vendosin vezët e tyre. Fshijeni dyshemenë prej druri me peceta të lagura ose me një leckë të lagur.

Cilat janë shenjat e përhapjes së tenjave?

Një person alergjik ndaj tenjave mund të ketë probleme me frymëmarrjen (kollë, astmë, rinit) dhe të vërejë reaksione alergjike. Nëse keni acarime të lëkurës (kruajtje, dermatit, ekzemë), und t’ju paralajmërojë edhe përhapjen e tenjave në shtëpi.

Çfarë fshihet në çarçafët që nuk i ndërrojmë shpesh aq sa duhet?

Shkencëtarët paralajmërojnë se në shtratin ku flemë, nëse çarçafët nuk i ndërrojmë mjaft shpesh, grumbullohen kërpudha, baktere, djersa, sekrecione, si dhe tenja të shumta që mund të shkaktojnë alergji, sulme astme apo infeksione.

Çarçafët që nuk janë të pastër tërheqin lloje të ndryshme alergjenësh. Edhe pluhuri në ajër mblidhet në shtrat dhe ne e thithim atë gjatë gjumit.

Duke pasur parasysh se mesatarisht një në gjashtë njerëz vuan nga një formë alergjie ose ndonjë sëmundje respiratore dhe se një person kalon mesatarisht një të tretën e jetës së tij në krevat, është e qartë pse çarçafët e pastër janë të domosdoshëm për shëndetin, thotë mikrobiologu dhe patologu nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Nju-Jorkut, Filip Tierno, transmeton “Koriere”.

Çfarë “banon” në krevatin tonë

Lista e baktereve që jetojnë në shtrat është e frikshme, shton eksperti. Tenjat, bakteret, qimet e kafshëve, mbetjet e ndryshme të trupit të njeriut si p.sh. djersa, jargët, sekrecionet, urina, qelizat e lëkurës”, thotë ai.

Hulumtimet tregojnë se një burrë me trup mesatar mund të “lërë” deri në 100 litra djersë në shtrat gjatë një viti, ndërsa jastëkët, të mbushur me pupla ose jastëkët sintetikë, mund të përmbajnë nga 4 deri në 17 lloje kërpudhash. Përveç kësaj, mbetjet e ushqimit që ne hamë ndonjëherë në shtrat, si dhe preparatet kozmetike siç janë vajrat apo kremrat e trupit, shpesh përfundojnë në çarçafë.

Krevatet, për shkak të mjedisit të lagësht, janë një “fole” e përsosur dhe ideale për tenjat. Mund të ketë 12 mijë të tilla për çdo gram pluhur dhe deri në një milion në dyshekun në të cilin flemë gjumë.

“Këto janë insekte të vogla që mund të ndikojnë negativisht në astmë, të përkeqësojnë ose shkaktojnë alergji”, thotë Tierno.

Trajtimi jofarmakologjik

Masat e mëposhtme synojnë të reduktojnë numrin dhe riprodhimin e tenjave:

Për dyshekët, jastëkët dhe mbulesat rekomandohen këllëfë specialë rezistues ndaj alergjenëve.

Lani mbulesat e krevateve, jastëkët dhe lodrat e buta çdo javë në 60 gradë Celsius.

Fshijeni pluhurin e shtëpisë me leckë të lagët, duke pastruar dhe fshirë me fshesë me korrent me filtër.

Mbani të ulët lagështinë e ajrit (midis 30 dhe 45%) dhe temperaturën e dhomës të ulët (18-21 gradë Celsius).

Freskoni ajrin me një pastrues ajri.

Mbani në dhomë vetëm disa bimë të brendshme.

Divane dhe kolltukë me lëkurë në vend të atyre me tapiceri prej pëlhure.

Zëvendësoni tepihun, nëse është e mundur, për shembull, me parket apo vinil.

Mbani larg kafshët shtëpiake me gëzof ose pupla (zbokthi i kafshëve). Ajrosni rregullisht dhomën, eliminoni kurthet e panevojshme të pluhurit. Përdorimi i pastruesit me avull.

Nëse shtëpia juaj është veçanërisht e lagësht, investimi në një aparat eliminues të lagështisë mund të ngadalësojë invadimin e tenjave.

Shpresojmë që këto këshilla do t’ju ndihmojnë të kufizoni praninë e tenjave në shtëpinë tuaj.