Një sondazh i ri ka zbuluar se 56% e meshkujve thonë se nuk e kanë marrë më kurrë hoodie-n e tyre pasi ia kanë dhënë një vajze. Studimi, i kryer nga OnePoll, zbuloi se hoodie-t janë ndër gjërat më të zakonshme që “merren hua dhe mbahen” në marrëdhënie. Psikologët sugjerojnë se lidhja me këto bluza është më shumë emocionale sesa materiale. Gratë shpesh mbajnë veshje që ruajnë aromën apo ndjesinë e partnerit të tyre, gjë që krijon ndjenjë rehatie dhe lidhjeje.

Ky trend social është kthyer në një shaka të përhapur në rrjetet sociale, por ekspertët thonë se ai thekson faktin që vlera sentimentale shpesh ka më shumë rëndësi sesa ajo praktike në marrëdhëniet romantike. Ndërkaq, një sondazh i ri zbuloi se 58% e grave ndihen sikur po rrisin partnerin e tyre romantik, në vend që të ndihen të dashura prej tij. Anketa nxjerr në pah frustrimet e grave që raportojnë se mbajnë barrën emocionale, financiare dhe punët e shtëpisë në një mënyrë që ndjehet më shumë si prindërore sesa si partnere të barabarta.

Të anketuarat e përshkruan këtë pabarazi si rraskapitëse, duke thënë se ajo shkatërron romancën dhe krijon mllef. Shumë gra theksuan se shpesh ndihen të pavlerësuara, ndërkohë që partnerët e tyre nuk kontribuojnë në mënyrë të barabartë në punët e shtëpisë dhe ngarkesën emocionale. Ju rikujtojmë se sindroma Peter Pan është term që mund të përdoret për të shpjeguar sjelljet e mungesës së pjekurisë, duke përfshirë shmangien e përgjegjësive personale dhe profesionale. Edhe nëse kjo i përshtatet partnerit tuaj, shanset janë të mëdha që ai t’ju duket joshës. Meshkujt me këtë sindromë kanë disa sjellje dhe trajta të mrekullueshme, por megjithatë punojnë kundër përfshirjes në detyrat e jetës. Ata e kanë një sharm që është irritues dhe magjepsës.